Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Potenciali për eksportimin e pemëve dhe perimeve është mundësi e rendësishme për zhvillimin e sektorit, posaçërisht për një vend si Kosova, duke pasur parasysh kushtet e favorshme klimatike të saj. Për të kuptuar më qartë se si qëndron Kosova në këtë rrafsh, Agro Qendra e Recura ka kryer një analizë të eksportit dhe importit të pemëve dhe perimeve në Kosovë, që na ndihmon që të shohim më qartë se ku qëndron vendi ynë në këtë raport. Asnjë analizë nuk mund të jetë e mire pa të dhëna kredibile, dhe edhe përkundër kujdesit maksimal që të dhënat e përdorura të jenë të kontrolluara dhe trajtuara, sigurisht se do të ketë pyetje të shumëta dhe komente nga aktorë të ndryshëm të sektorit. Të dhënat për përpilimin e këtij raporti janë siguruar nga statistikat e Doganës së Kosovës të cila janë përpunuar tutje duke nxjerrur pemët dhe perimet më të rendësishme që kultivohen në Kosovë. Ky raport jep një përshkrim të shkurtër të lëvizjes në import dhe eksport specifikisht për pemët dhe perimet të cilat mund të rriten në vendin tone, të cilat janë të regjistruara nën kodin tarifor 07 dhe 08 në Statistikat – Open Data të Doganës së Kosovës[1].
[1] https://dogana.rks-gov.net/per-doganen/statistikat-dhe-arritjet/
Në vitin 2019, janë importuar rreth 92,769 Ton pemë dhe perime të freskëta, të cilat janë të deklaruara me vlerën prej mbi €38 million. Importi i pemëve përmbrenda kësaj sasie merr pjesë me 39% ndërsa me vlerë merr pjesë me 34% të vlerës së përgjithsme të deklaruar. Importi i perimeve të freskëta merr pjesë me 61% të sasisë së përgjithshme dhe 66% të vlerës së përgjithshme të deklaruar.
Figura 1: Importi i paraqitur sipas sasisë (T) dhe vlerës (€’000)
Sasia e importit të pemëve është rritur për 5% në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018, në të cilin vit ka pasur rënie për -30% krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa importi i perimeve është rritur për 2% në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018, në të cilin vit poashtu ka pasur një rritje për 9% në krahasim me vitin paraprak.
Sa i përket vlerës së importit të pemëve, është shënuar rritje për 8% në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018, në të cilin vit ka pasur rënie për -15% në vlerë monetare krahasuar me vitin paraprak. Kurse tek perimet, vlera e importit është rritur për 13% në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018, në të cilin vit ka pasur poashtu rritje për 11% në krahasim me vitin paraprak.
Figura 2: Importi i paraqitur sipas sasisë (T) dhe vlerës (Eur) për pemët dhe perimet, 2015-2019
Nga të gjitha pemët e analizuara, shalqinjtë dhe mollët janë ndër pemët më të importuara për nga sasia gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2019, shalqini ka marrë pjesë me 49% dhe molla me 27% në sasinë e përgjithshme të pemëve të importuara. Ndërsa, perimet më të importuara të vitit 2019 sipas pjesmarrjes në sasinë e përgjithshme të perimeve janë: domatet me 28%, specat me 20%, patatet me 15%, qepët me 13% dhe trangujt me 10%.
Figura 3: Sasia (T) e pemëve dhe perimeve më kryesore të importuara
Vendet të cilat kanë eksportuar më së shumti pemë dhe perime në Kosovë në vitin 2019, sipas pjesmarrjes në sasinë e përgjithshme të importit të pemëve dhe perimeve janë: Shqipëria me 46% dhe Maqedonia e Veriut me 19%, Greqia 8% dhe Turqia 8%.
Figura 4: Pjesmarrja e vendeve kryesore me eksport në Kosovë
13,357 Ton pemë dhe perime janë eksportuar nga Kosova me një vlerë të deklaruar prej rreth €3,5 milion. Perimet marrin pjesë me 97% në sasinë e përgjithshme dhe 85% në vlerën e përgjithshme të eksportuar të pemëve dhe perimeve.
Figura 5: Eksporti i paraqitur sipas sasisë (T) dhe vlerës (€’000)
Eksporti i pemëve ka rënë për nga sasia për -38% në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 kurse në vlerë ka shenuar rritje për 47% në vitin 2019. Kjo rritje e vlerës së eksportit është shkaktuar nga rritja e sasisë së eksportit të produkteve me vlerë të lartë siç është boronica, e cila merr pjesë me vetëm me 17% në sasinë totale të eksportuar për vitin 2019 por vlera e saj përfaqson 43% të vlerës së përgjithshme të eksportit për shkak të çmimit të saj të lartë në treg. Poshtu eksporti i perimeve ka rënë për -2% në vitin 2019 krahasuar me vitin paraprak, por sipas analizës rritja e vlerës së eksportit për 17% është shënuar nga rritja e sasisë së eksportuar të produkteve me vlerë më të lartë për njësi (specit, domates, lakrës dhe trangullit), që tregon se eksporti po lëviz gradualisht në produkte të vlerës më të lartë.
Figura 6: Eksporti i paraqitur sipas sasisë (T) dhe vlerës (€’000), 2015-2019
Lista e pemëve dhe perimeve të eksportuara nga Kosova tregon se jo domosdo produktet me sasi më të madhe kanë ofruar vlerë më të madhe në treg. Më poshtë mund të krahasohen pemët dhe perimet më shumti të eksportuara dhe pjesmarrja e tyre në vlerën e përgjishme të exportit për vitin 2019.
Kurse perimet më të eksportuara për nga sasia më 2019 kanë qenë:
Trendi i eksportit të frutave dhe perimeve nga Kosova nga viti 2015 deri në vitin 2020, si për nga sasia ashtu edhe për nga vlera, është përshkruar në diagramët e mëposhtëm.
Figura 7: Sasia (T) e pemëve dhe perimeve më kryesore të eksportuara
Figura 8: Vlera (€’000) e pemëve dhe perimeve më kryesore të eksportuara
Vendet në të cilat janë exportuar pemët dhe perimet nga Kosova gjatë vitit 2019, sipas pjesmarrjes në sasinë e përgjithshme të eksportit të pemëve dhe perimeve janë: Shqipëria me 72%, Maqedonia e Veriut me 6%, Mali i Zi me 6% dhe Germania me 5%. Grafiku mëposhtëm tregon sasinë e pemëve dhe perimeve të eksportuara nga Kosova sipas përqindjes në vendet e ndryshme.
Figura 9: Pjesmarrja e vendeve kryesore në eksport
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?