HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR PAGESA DIREKTE – SUBVENCIONE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT PËR 28 NËNSEKTORË DHE KULTURA BUJQËSORE
Afati i fundit: 12/04/2024
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për 28 nënsektorë dhe kultura bujqësore.
Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2024, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 12 prill 2024, në ora 16:00.
Në kuadër të këtij programi, MBPZhR-ja ka vazhduar me rritjen e përkrahjes, ku mbështetja për kulturën e grurit këtë vit ndryshon nga 464 në 564 euro për hektarë. Ndërsa, për kulturën lavërtare të misrit, përkrahja do të jetë 329 € /ha, për elbin, thekrën dhe tërshërën 304 €/ha. Ndërkaq, një hektarë luledielli do të subvencionohet me 454 euro.
Në kuadër të këtij programi, do të ketë rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektarë, ndërsa pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha. Rritje të përkrahjes ka edhe për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg. Risi tjetër në këtë program është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport, ku përfshihen speci – Varieteti Kurtovka dhe somborka, domatja, trangujt, qepa, patatja dhe hudhra, ku për këto kultura pagesat direkte nga 500 €/ha do të jenë 654 €/ha, ndërsa për fasulen monokulturë pagesat direkte nga 500 €/ha në 754 €/ha.
Përmes PD 2024 po vazhdon përkrahja për perimet e tjera në fushë të hapur me 554 €/ha, ndërsa perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha. Bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë. Rritje e përkrahjes për sipërfaqet që janë të certifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike. Subvencionimi për lopë qumështore do të jetë nga 90 € për krerë, ndërsa ka rritje të përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë. Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica. Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë, si dhe vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog.
Ndryshe, fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.
Të gjithë të interesuarit, aplikimin për mbështetje në kuadër të PD 2024 mund ta bëjnë në Zyrat e Drejtorive Komunnale për Bujqësi, ndërkaq në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.
Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/subvencione, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.
————–
Ministarstvo poljoprivrede, šumarstva i ruralnog razvoja otvorilo je period za podnošenje zahteva za direktna plaćanja/subvencije za 28 podsektora i poljoprivrednih kultura.
Za sektore koji će biti podržani kroz Program direktnih plaćanja 2024, period za prijavu počinje od danas i završava se 12. aprila 2024. godine u 16 časova.
U okviru ovog programa, MPŠRR-a nastavilo je sa povećanjem podrške, gde podrška za kulturu pšenice ove godine varira od 464 do 564 evra po hektaru. Dok će za kulturu kukuruza podrška će biti 329€/ha, za ječam, raž i ovas 304€/ha. Dok, jedan hektar suncokreta biće subvencionisan sa 454 evra. U okviru ovog programa biće povećano za vinogradare na 1104 evra po hektaru, dok će postojeći zasadi biti subvencionisani sa 504 evra/ha. Povećana je i podrška i za isporučenu/prodatu količinu ploda maline na 0,20€/kg.
Druga novina u ovom programu je povećanje podrške povrtarskim kulturama na otvorenom i davanje prioriteta onima za kojima je povešana potražnja i koji su povećani u izvozu, što uključuje papriku – sortu kurtovka i somborka, paradajz, krastavci, luk, krompir i beli luk, gde će za ove kulture direktna plaćanja od 500€/ha biti 654€/ha, dok će za monokulturni pasulj direktna plaćanja od 500€/ha do 754€/ha.
Kroz DP 2024. nastavlja se podrška za ostalo povrće na otvorenom sa 554€/ha, dok će povrće u plastenicima biti subvencionisano sa 904€/ha. Lekovito i aromatično bilje, kao i medonosno bilje biće subvencionisano sa 504 evra po hektaru. Povećanje podrške za površine koje su sertifikovane na 304 €/ha za organsku poljoprivredu. Subvencija za muzne krave biće od 90 evra po grlu, dok je povećanje podrške za sitne životinje sa 25 na 30 evra po grlu, konkretno za koze. Udvostručenje podrške za velike životinje sa 90 € na 180 € po grlu, posebno za bivolice. Priplodne krmače će biti subvencionisane 25 evra po grlu, a subvencija za tov pilića ili brojlera nastavlja se sa 0,20 evra po piliću.
Inače, poljoprivrednici/podnosioci zahteva koji ostvaruju subvenciju za površine zasađenog/obrađenog poljoprivrednog zemljišta, istovremeno će koristiti i delimičnu subvenciju cene goriva po litru, u iznosu od 0,36€/litar, za količinu goriva od 150 l /ha koji je neophodan za obradu 1 ha poljoprivrednog zemljišta, i predstavlja dodatnu vrednost u odnosu na osnovnu subvencija za sve površine poljoprivrednog zemljišta koje su prihvaćene za subvencionisanje i koje su predviđeni da se subvencionišu ovim programom.
Svi zainteresovani se mogu prijaviti za podršku u okviru DP 2024 u kancelarijama opštinskih direkcija za poljoprivredu, dok se u slučajevima kada se poljoprivrednici prijavljuju za više useva ili poljoprivrednih delatnosti popunjava i podnosi samo jedan zahtev.
Za više informacija, u vezi sa procedurama apliciranja za direktna plaćanja, kriterijumima ocenjivanja, poljoprivrednici se mogu detaljno informisati na web stranici MPŠRR-a, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subdezione i na web stranici ARP-a, https ://azhb-rks.net/sq/subsidione, kao i u opštinskim direkcijama za poljoprivredu.