Grante për biznese: Përgjigja ndaj COVID-1

Afati i fundit: 07/06/2020

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ofron fonde për të zvogëluar pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 përmes programit develoPPP.de. Ftohen kompanitë private që të aplikojnë me ide të projektit me qëllim të zbutjes së ndikimit të kësaj krize. Projektet e përshtatshme mund të financohen deri në shumën 200,000 Euro.

Programi është i hapur për kompanitë që:

  • kanë një qarkullim vjetor prej të paktën 400,000 Euro,
  • kanë regjistrime të dy viteve financiare operative,
  • janë të regjistruara në BE ose në listën e Komitetit të OECD për Zhvillimin e Ndihmës.
  • Për të aplikuar, së pari:
    • dërgoni idenë fillestare të projektit në develoPPP@giz.de,
    • merrni miratimin nga GIZ
    • më pas përfundojeni aplikimin deri më 30 shtator 2020.

Për informata shtesë, vizitoni linkun përkatës.

https://www.developpp.de/en/covid19/?fbclid=IwAR2egwUizqASJtnF7CI4DLsK9nXvOeVJLv28o5EhXNDs3_4gYXAKI7P2Ums
NGJARJET
<
Korrik, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

A i mbani të dhënat për fermën e juaj?

MOTI