Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Pas disa vitesh punë të palodhshme, fermerët e kooperativës RED GOLD dëshmuan që bujqësia është njëra ndër veprimtaritë kryesore e të bërit biznes të suksesshëm. Me një terren malorë, ku makineria e rëndë nuk mund të hyjë në përdorim, vullneti dhe besimi ishin çelës për arritje të qëllimeve të tyre dhe me këtë veprim dëshmuan se migrimi nga terrenet e thepisura nuk është i nevojshëm.
Gjatë 10 viteve të fundit, kooperativa RED GOLD ka arritur të bashkëpunojë me më shumë se 150 fermerë dhe së bashku kanë arritur të krijojnë një sipërfaqe të prodhimit të mjedrës prej 70 ha. Varietetet kryesore të cilat janë adaptuar mjaft mirë terreneve malore dhe klimës së atij regjioni janë varietetet Miker dhe Wiliamet.
“Ne mbjellim, korrim dhe fitojmë” tha njëri ndër fermerët entuziast, njëkohësisht kryetar i kooperativës RED GOLD – Ismet Osmani.
Si pjesë e politikave të tyre karshi eksportit, RED GOLD ka zbatuar standardin e sigurisë ushqimore i njohur në bujqësi – GLOBAL G.A.P. Zbatimi i këtij standardi ka filluar në vitin 2016 me një numër të vogël perj 13 fermerëve. Duke parë rezultatet pozitive në plasim të sigurt të produktit, RED GOLD ka vazhduar rrugën e certifikimeve me GLOBAL G.A.P. dhe së bashku me Agro-qendrën RECURA si zbatues i standardit kanë arritur që në vitin 2018 t’i certifikojnë me sukses 46 fermerë Ky standard kërkohet nga blerësit ndërkombëtar dhe dëshmon mbi kualitetin e produktit karshi përdorimit të pesticideve, sëmundjeve mikrobiologjike, higjienës në fermë, kushtet e punëtorëve etj. Tani REG GOLD është duke eksportuar me sukses në tregun Evropian dhe fermerët e kësaj shoqate do të vazhdojnë rrugën e aplikimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë në ushqim, të cilat kanë ndihmuar në qasjen më të lehtë në tregun e jashtëm.
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?