VIZITË PËR SHKËMBIMIN E PËRVOJAVE NË ITALI, ME FOKUS NË FUNKSIONIMIN E QËNDRUESHËM TË KOOPERATIVAVE, NË SHTETIN E ITALISË

Vizita u realizua në Shoqatën VI.P Coop. Soc. Agricola, një nga shoqatat më të mëdha në Evropë, me rreth 300 milion € qarkullim vjetor, e cila përfshin 7 kooperativa nga Latsch, Bolzano, në Tirolin Jugor të Italisë. Qëllimi i bashkimit të këtyre kooperativave ishte që të realizojnë shitjen e përbashkët me një brendi unik “Val Venosta” si dhe për përmirësimin e cilësisë së produkteve të tyre (kryesisht mollë, qershi, kajsi, pemë të imëta dhe lulelakër). Shitjen e bëjnë, në më shumë se 60 vende të ndryshme të botës. Bashkimi i këtyre kooperativave e bën shoqatën VI.P Coop një nga shoqatat më të organizuara në Evropë për prodhuesit e frutave të përmendura, duke qenë shoqata me teknologjinë më të re në botë për klasifikimin dhe kalibrimin, paketimin dhe ruajtjen e mollëve dhe produkteve të tjera. Për më tepër, kjo shoqatë është lidere në Evropë, për prodhimin e mollëve me certifikim organik (bio).

Si rezultat, në kuadër të kësaj vizite për shkëmbimin e përvojave, pjesëmarrësit nga Kosova patën mundësinë të vizitojnë edhe Kooperativën OVEG në Prato Allo Stelvio në Bolzano, ku panë të gjithë procesin e punës nga pranimi i frutave e deri te klasifikimi, kalibrimi, paketimi, ruajtja, marketingu dhe transporti. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, respektivisht Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje si dhe Departamenti për Shërbime Këshillimore, përfaqësues të shoqatave nacionale Mjedra e Kosovës, ORGANIKA dhe PePeKo, kooperativa RED GOLD, Kooperativa KOP, aktorët e tregut të CARITAS – kompania JONI-SH dhe Sharr Berry, si dhe përfaqësues të CARITAS-it Zvicran në Kosovë.

Nga kjo vizitë u mësuan shumë çështje lidhur me funksionimin e kooperativave, nga themelimi (min 9 fermerë mund ta themelojnë 1 kooperative) regjistrimi, ndarja e aksioneve, përgjegjësitë dhe të drejtat, kyçja e fermerëve të rinj,  zgjedhja e përfaqësuesve të kooperativave, organizimin e tregut të përbashkët, ofrimin e këshillave teknike, përmirësimin e cilësisë, certifikimin me standarde të sigurisë dhe cilësisë ushqimore, si dhe përfitime të tjera nga fondet e Bashkimit Evropian, si rezultat i bashkimit të tyre në kooperativa.

Kjo u realizua me përkrahjen e Projektit EREA të implementuar nga CARITAS SWITZERLAND dhe financuar nga ADC në Kosovë

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Korrik, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI