DIXHITALIZIMI NË BLETARI

Bletaria është ndër sektorët kyç në kuadër të bujqësisë dhe qysh herët njeriu ka qenë i lidhur me bletën, për shkak të pjalmimit të bimëve, pastaj mjaltit dhe së fundi produktet e derivuara të mjaltit. Mjalti është ndër produktet që ka vlerë tejet të lartë ushqyese. Madje edhe tek populli ynë ndër breza është përmendur shprehja se ‘’mjalti është ilaçi për cdo sëmundje’’. Edhe ky sektor përballet me sfidat e ndryshme duke përfshirë kërcënimet ndaj shëndetit të bletëve të shkaktuara nga sëmundjet, ndryshimet klimatike dhe intensifikimi i bujqësisë, poashtu ka çështje që lidhen me zinxhirin e furnizimit për shkak të problemeve me gjurmueshmërinë dhe garantimin e cilësisë. Si t’i ndalojmë këto probleme apo si të i menaxhojmë më së miri?! Një ‘’armë e fuqishme’’ është padyshim dixhitalizimi në bletari.

Qëllimi i dixhitalizimit në bletari është që të ndihmohen palët e ndryshme të interesit për të marrë vendimet më të mira. Nëse nuk adaptojmë dixhitalizimin në bletari kërcënohemi me zvoglim drastik të këtij sektori. Bazuar në artikuj shkencor të publikuar së fundi rezulton që nëpër botë janë duke u përdorur një pjesë e këtyre teknologjive si: (big data) të dhëna të mëdha, (Internet of Things) që është një lloj rrjeti kolektiv i pajisjeve të lidhura me teknologji që lehtëson komunikimin midis pajisjeve, sisteme kibernetike fizike, poashtu edhe inteligjencën artificiale, pra këta faktor përdoren për dixhitalizimin në bletari. Së fundi është aktual procesi i Transformimi Dixhital (DT) që ndihmon bletarët të bëjnë monitorimin në distancë të shëndetit dhe mirëqenies së bletëve për identifikimin e dëmtuesve ose sëmundjeve, vendndodhjen dhe gjurmimin e mbarështimit të bletëve për të ndihmuar me menaxhimin sa më të mirë të kosheres.

Dixhitalizimi në bletari synimi kyc ka të instalojë sensorë në koshere për të monitoruar aktivitetin e bletëve brenda, për të kontrolluar kushtet e tyre të jetesës dhe për të siguruar që ato janë në kushtet më të mira të mundshme, të gjitha këto për të rritur prodhimin e mjaltit. Përmes sensorëve do vërehen lëvizjet individuale të çdo insekti, ndërhyrjet e mundshme nga faktorë të jashtëm, lagështia e brendshme dhe e jashtme dhe ndryshimi i temperaturës… të gjitha këto të dhëna në kohë reale mund të transmetohen drejtpërdrejtë nga sensorët në pajisjet me valë nëpërmjet lidhjes 5G, duke ofruar një përmbledhje gjithëpërfshirëse pa pasur nevojë të hapen fizikisht kosheret, i cili në mënyrë natyrale redukton nivelet e stresit për bletët dhe përmirëson cilësinë e jetës së tyre.

Natyrisht bletarët vendor mund të pyesin se si ne mund të shfrytëzojmë diçka të tillë?

Fillimisht siç është cekur edhe më lartë sëmundjet dhe problemet me të cilat ballafaqohen bletët janë të ndryshme nga vendi në vend, atëherë ajo që duhet të bëhet është që edhe në vendin tonë të ketë grupe punuese të përbërë nga: bletarë, ekspertë të fushës, inxhinier softverik dhe palë tjera të rëndësishme që bashkarisht të gjenerojnë sisteme apo aplikacione të tilla. Pra, janë përvoja që duhet kopjuar dhe përshtatur për vendin tonë. Njëherit preferohen të mbahen trajnime për menaxhimin e sëmundjeve të bletëve ngase kjo është shqetësim kyc për shumë bletarë vendor.

Natyrisht ka përvoja, trende dhe shpikje të cilat mund të i përdorin bletarët vendor, siç është rasti i nxjerrjes së mjaltit, pasi që kjo është ndër punët kyce, ndoshta më intensive. Në këtë aspekt duhet cekur shpikjen e cila quhet ‘’Koshere rrjedhëse’’, por çka janë ato dhe si erdhi deri te ky inovacion?! Djali së bashku me prindin e tij të dy bletarë, duke e pasur profesion dhe pasion bletarinë dhe duke u përballur me punën e cila kërkonte fuqi puntore më intensive, kohë dhe paisje shtesë paksa të shtrenjëta për nxjerrjen e mjaltit edhe shqetësimi që duhej të ju bëhej bletëve. Pas një pune prej një dekade, Stuart dhe Cedar erdhën me rezultatin e tyre që e emërtuan ‘Flow Hive’ që mund të përkthehet si ‘Koshere rrjedhëse’… Ku përmes së cilës mjalti i pastër dhe i freskët rrjedh menjëherë nga kosherja në kavanoz.

Për fund mund të themi që bletarët duhet inkurajuar në vazhdimësi të jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme, dhe të i përqafojnë trendet e reja globale. Ndërsa bletarët e rinjë duhet inkurajuar fillimisht në njohuri të rëndësishme bazike, ngase bletaria është sektor shumë sfidues dhe nuk ka ndonjë kufi ajror në mes të kopshteve të ndryshme të bletarisë, andaj sëmundjet mund të përhapen shpejtë në mes të bletëve të bletarëve të ndryshëm.

Nga PhD.kandidat Ardit Sertolli, ekspert në zhvillimin e qëndrueshëm rural, për Agro Portalin.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI