Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Dëmtues të ndryshëm të rrezikshëm mund të dëmtojnë seriozisht perimet e kultivuara në Kosovë. Andaj për të mbrojtur shëndetin e bimëve Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural vendos politika dhe zbaton kontrolle dhe kufizime në importimin, lëvizjen e materialit bimor dhe dëmtuesve të caktuar të bimëve. Inspektorati fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është përgjegjës për zbatimin e këtyre politikave dhe mbrojtës së shëndetit të bimëve në përgjithësi.
Kërkesat për dëmtuesit karantinor janë një nga dy elementet kryesore të shëndetit të bimëve së bashku me certifikimin. Andaj masat karantinore ndihmojnë në mbajtjen e dëmtueseve të huaj jashtë zonave ku mund të dëmtojnë kulturat bimore. Sipas legjislacionit për shëndetin e bimëve, një sërë dëmtuesish klasifikohen si dëmtues karantinor në Kosovë dhe për këtë arsye i nënshtrohen kontrollit ligjor, të tilla sikurse:
Turigjatat e patates të kultivuara në malet e larta Ande
Vemjet e fluturave të familjes Noctuidae (Lepidoptera):
Mizat e frutave të familjes Tephritidae (Diptera) po konsiderohen si grupi me rëndësishëm i dëmtuesve për perimet në mbarë botën. Nga më shumë se 5500 lloje të përshkruara të kësaj familje, më shumë se 250 lloje jo rezidente konsiderohen si dëmtuese të rëndësishëm karantinor për Evropën sipas një hetimi të fundit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA 2020).
Në mënyrë që të mbrojmë bimët nga këta dëmtues masa të ndryshme të domosdoshme duhet të ndërmerren me qëllim të parandalimit të futjes së tyre në vendin tonë apo përhapjes së tyre në zonat ku nuk janë të pranishme. Disa bimë, produkte bimore munden me qenë bartës potencial të dëmtuesve karantinor andaj hyrja e tyre është rreptësisht e ndaluar në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa bimë të tjera duhet të jenë të shoqëruara me certifikatë fitosanitare me rastin e hyrjes së tyre në vendin tonë apo lëvizjes së tyre brenda zonave të caktuara. Masa të tjera mund të jenë monitorimi dhe ngritja e plantacioneve roje me qëllim të detektimit të hershëm të hyrjeve të njëpasnjëshme të dëmtuesve. Një pikë tjetër veprimi është edhe trajnimi i vazhdueshëm i fermerëve për të kontribuar në monitorimin, identifikimin dhe masat parandaluese të këtyre dëmtuesve. Nëse ndonjë dëmtues karantinor konstatohet, duhet bërë çdo përpjekje për ta zhdukur atë dhe parandaluar përhapjen e tij. Disa nga masat që mund të ndërmerren janë:
Nga Dr. Saranda Musa për Agro Portalin
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?