Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Që nga zbulimi i parë në Spanjë në vitin 2006, ky dëmtues është përhapur me shpejtësi në të gjithë Evropën Jugore dhe Afrikën e Veriut, duke përfshirë të gjitha vendet e Mesdheut. Deri më sot, prania e Tuta absoluta është raportuar në Shqipëri, Itali, Francë, Maltë, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi, Zvicër, Portugali, Algjeri, Libi, etj.
Tenja e domates (Tuta absoluta) është dëmtues kryesor i domateve dhe patateve të rritura në fushë dhe në serrë, i cili i përket familjes së Gelechiidae. Është insekt oligofag që ushqehet kryesisht me speciet e familjes Solanaceae. Amvisi kryesor është domatja, por, gjithashtu ushqehet me bimë të tjera të familjes Solanaceae, duke përfshirë pataten, patëllxhanin, specin dhe duhanin, si dhe barojat e padëshiruara si Datura stramonium, Lycium chilense dhe Solanum nigrum. Së fundmi, është hasur edhe në bimën e fasules (Phaseolus vulgaris). Tuta absoluta është dëmtues i rrezikshëm i domates i cili origjinën e ka nga Amerika Latine. T. absoluta përhapet përmes frutave të infektuara dhe materialeve ambalazhuese dhe paketuese gjate transportit nëpër Evropë, në Amerikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. Për shkak të natyrës agresive dhe potencialit shkatërrues, është shndërruar shpejt në një nga dëmtuesit më shqetësues në këto vise. Tek domatja, mund të sulmojë çdo pjesë të bimës, në çdo fazë të kultivimit dhe mund të shkaktojë shkatërrim të bimës deri në 100 përqind.
Në Kosovë, ky dëmtues është zbuluar për herë të parë në vitin 2010. Tuta absoluta zhvillon ciklin jetësor mbi dhe në gjethe, kërcej dhe lule të bimëve të familjes Solanaceae (domate, patate, patëllxhan, Solanum nigrum, Nicotiana spp., Datura spp.) si dhe në frutin e domates.
Infektimi i bimëve të domates ndodh gjatë tërë ciklit të kultivimit. Dëmtimi nga të ushqyerit e këtij insekti shkaktohet në të gjitha fazat e zhvillimit të larvës dhe nëpër tërë bimën. Larvat ushqehen me indin e mezofilit në gjeth, duke formuar tunele të çrregullta që më vonë mund të bëhen njolla nekrotike. Larvat mund të formojnë galeri me shtrirje të gjerë në kërcell, që ndikon në zhvillimin e bimëve. Frytet gjithashtu sulmohen nga larvat, dhe rrugët hyrëse përdoren nga patogjenët sekondarë, që shkaktojnë kalbje të frytit. Serioziteti i infektimit varet pjesërisht nga lloji i domates. Humbja potenciale e prodhimit tek domatet (në sasi dhe cilësi) është mjaft e madhe dhe mund të arrijë 100 përqind, nëse dëmtuesi nuk menaxhohet.
Tuta absoluta mund të prodhoj deri në dhjetë gjenerata në vit. Mund të dimërojë në çdo fazë rritjeje (vezë, larva, pupa dhe tenja e rritur), varësisht nga kushtet klimatike. Shumohet shpejt, me cikël jetësor prej 24–38 ditësh, varësisht nga temperatura. T. absoluta është aktive natën dhe fshihen mes gjetheve gjatë ditës. Temperatura minimale për tu aktivizuar është 9 °C. Faza larvore (vemja) nuk kalon në fazë pushuese deri sa ka ushqim. Gjatë jetës së një femre, mund të depozitohen rreth 300 vezë në pjesët mbi tokë (në gjethe, kërcej dhe fryte të reja). Nga vezët dalin larvat që shpojnë shtresat epidermale të gjethit duke formuar vrima dhe kur arrijnë moshë më madhore (faza e tretë ose e katërt ose fazat e mëvonshme të zhvillimit të larvës) largohen nga vrimat për të kërkuar inde të tjera nga të cilat do të vazhdojnë të ushqehen. Larvat e reja zakonisht sulmojnë gjethet por mund të hasen edhe në pjesët që rriten si dhe në lule. Larvat e fazave të mëvonshme kanë tendencë të sulmojnë frutin. Pupimi realizohet në brendësi të vrimave, jashtë tyre ose në tokë.
Monitorimi fillon dy javë para mbjelljes. Përdoren kurthe të posaçme (kurthe me ujë ose me dritë të kaltër) për të zbuluar praninë e T. absoluta brenda dhe jashtë serrës. Kontrolloni bimën për të parë shfaqjen e parë të vrimave. Inspektoni rregullisht fushën për të kontrolluar praninë e infektimeve të tjera.
Baza për menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të Tuta absoluta është integrimi i masave agroteknike, mekanike, biologjike dhe kimike (MID)
Masat agroteknike
Kontrolli mekanik
Kontrolli biologjik
Kontrolli kimik
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?