Çmimet për mjedrat në Ukrainë vazhdojnë të bien

Në rishikimin e detajuar të tregut të mjedrës për Ukrainën, Serbinë, Poloninë dhe Moldavinë , Ekspertet arritën  në përfundimin se çmimet e mjedrës, pavarësisht nga niveli i tyre i ulët për fermerët, me shumë mundësi nuk kanë arritur ende fundin e tyre. Në fundjavën 01-02 korrik 2023, ne vazhduam të marrim konfirmime se rënia e çmimeve në Ukrainë vazhdoi.

Me këtë renie të çmimit, sipas informacioneve të AgroPortal, nuk ka pasur një fluks të konsiderueshëm të njerëzve të gatshëm për të dorëzuar mjedrat për përpunim

Si reaguan ngrirësit ukrainas ndaj rënies së çmimeve të mjedrës?

Shumë përpunues(pika grumbulluese) në Ukrainë kan hyrë në sezon të vështirë  financiar. Nuk është gjithashtu sekret që kërkesa për mjedra të ngrira në tregun global mbetet shumë e vogël pavarësisht nga niveli i çmimeve. Prandaj, para fillimit të sezonit, pothuajse të gjithë përpunuesit planifikonin të reduktonin blerjet, dhe disa kishin dyshime se  a do të blinin  mjedër.

Megjithatë, sipas AgroPortal , në sfondin e çmimeve kaq të ulëta për lëndën e parë, shumë ngrirës kanë ndryshuar planet e tyre dhe tani po kërkojnë në mënyrë aktive kredi për të blerë sa më shumë mjedra që të munden. Ata besojnë se me një çmim kaq të ulët blerjeje, do të mund të rifitojnë lehtësisht humbjet e sezonit të kaluar duke ofruar në treg mjedrat e ngrira me një çmim shumë të ulët, gjë që duhet të çojë në rritjen e kërkesës për produktin.

Tregu global për mjedrat e ngrira – a ka ndonjë ndryshim?

Sipas tregtarëve dhe përpunuesve, tregu global i mjedrave të ngrira tani mbetet në fazë të stagnuar – pandryshuar. Ato çmime që deklarohen vështirë se mund të konsiderohen relevante, pasi sot bëhen shumë pak marrëveshje reale. Dërgesat bëhen pothuajse ekskluzivisht sipas kontratave afatgjata, ku çmimi ishte përcaktuar paraprakisht.

Pritet që në një të ardhme të afërt të shfaqen në treg ofertat e para të mjedrave të ngrira të vitit 2023 nga Ukraina dhe këto oferta të mund të aktivizojnë tregun.

Perspektiva e çmimeve mbetet në rënie

Gjithsesi, të gjitha lajmet e deritanishme janë negative për kultivuesit e mjedrës në të gjitha vendet e rajonit. Në të njëjtën kohë, situata më e vështirë është në Poloni dhe Serbi, ku ngrirësit e kuptojnë qartë se kanë një zgjedhje midis anashkalimit të sezonit ose blerjes së lëndëve të para me një çmim të lartë me rrezik të lartë humbjesh për të dytin vit rresht. Megjithatë, anashkalimi i sezonit do të nënkuptonte humbjen e bazës së lëndës së parë, pasi edhe shumë fermerë do të vendosin të largohen nga ky biznes.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI