Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Një nga fermerët e këtij sektori është “Organic Farm Malesia” në komunën e Rahovecit, e udhëhequr nga Faton Morina, i cili ka filluar të merret me kultivimin e BMA-ve në vitin 2019. Qëllimi kryesor nuk ka qenë vetëm aspekti profitabil që sjell prodhimi i këtyre bimëve, por edhe fakti që ato janë miqësore me nayrën, thotë Faton Morina.
“Kushtet e tregut janë të mira dhe sa i përket tregut, nuk është aspak problem, ne tërë sasinë e produktit e kemi të para-kontraktuar, i cili për destinim ka eksportin,” shton Morina.
Pjesa dërmuese e prodhimit të tyre eksportohet në tregun evropian, mirëpo kërkesa është duke u zgjeruar edhe në vende të tjera të botës. Bashkëpunimi me qendrat grumbulluese ua lehtëson atyre krijimin e mundësive për eksport të prodhimit.
Edhe në këtë sektor, sfidat janë të ngjashme me ato të pemtarisë.
“Rritja e kostove në teren si në kultivim ashtu edhe në përpunim, si rezultat i rritjes së çmimeve të derivateve dhe energjisë në një anë, si dhe mungesa e fuqisë punëtore në anën tjetër, janë faktorë që sfidojnë biznesin tonë”, thotë Morina.
Adresimin e këtyre sfidave ai mendon ta bëjë duke investuar në energji të ripërtrishme si dhe në teknologji bujqësore që mund të zëvendsojnë fuqinë punëtore.
Për zgjerim të biznesit të tyre, kjo kompani nuk ka pranuar grante as nga niveli qendror dhe as ai lokal, por ka gjetur mbështetje nga donatorë të jashtëm, si GIZ, PPSE dhe CARITAS. Gjersa, subvencionet për hektar të mbjell me BMA janë 400 euro, ndërsa për konvertim të bimëve nga konvencionale në organike, qeveria subvencionon 50-euro shtesë për hektar.
Në Kosovë, ekzistojnë mbi 200 lloje të bimëve mjekësore dhe aromatike, ndërsa, 30 lloje të tyre kultivohen. Ky sektor punëson mbi 5 mijë punëtorë që merren me vjelje, gjersa 300 të tjerë merren me kultivim. Ndër bimët më të kultivuara janë kamomila, ciani, menta, melisa, hithta, rigoni, buzmi, kalendula, sherbela dhe mëllaga e zezë. Ndërsa rajonet ku më së shumti kultivohen bimët mjekësore dhe aromatike janë Istogu, Peja, Malisheva, Skënderaj, Ferizaji, dhe Gjilani etj.
Pikat grumbulluese, të cilat janë gjithsej 50 sosh, si dhe 14 kompani që me prodhim të çajit, mermeladës si dhe produkteve të thara, e lehtësojnë procesin e eksportit të këtyre produkteve. Ndërsa, vlera e eksportit vjetorë të BMA dhe bimëve të tjera kap vlërën 16 milionë euro.
Kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike ka benefite të shumëfishta, nga ekonomia, shëndeti deri tek mbrojtja e mjedisit. Viteve të fundit, zgjerimi i këtij sektori ka mundësuar gjenerim të të hyrave dhe vendeve të punës, duke mundësuar punësimin e grave dhe të rinjëve, si dhe ka rritur bashëpunimin dhe ndërlidhjen e tregut.
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?