BAROJAT MË PROBLEMATIKE TEK PERIMET DHE MENAXHIMI I TYRE

Perimet janë një ndër ushqimet kryesore të njeriut, të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. Mirëpo, në sistemet e prodhimit të perimeve, humbjet e rendimentit të shkaktuara nga barojat e pakontrolluara mund të jenë në mes 45-95% në varësi të mjedisit të prodhimit. Barojat jo vetëm që ulin rendimentin e perimeve, por gjithashtu ulin cilësinë dhe vlerën e tyre në treg. Hapi i parë në menaxhimin e barojave është identifikimi i barojave dhe ciklit jetësor të tyre, pastaj dendësia relative e barojave dhe perimeve, koha e shfaqjes së barojave dhe kohëzgjatja e konkurrencës mes tyre. Andaj edhe strategjitë e menaxhimit të barojave duhet të përpilohen në përputhje me këto aspekte. Në tabelë janë paraqitur disa nga barojat më problematike tek perimet dhe disa nga masat të cilat mund aplikohen për menaxhimin e tyre.

Barojat më të përhapura në perime
  –        Amaranthus retroflexus L. (nenë e përveshur),

–        Chenopodium album L. (minueri i bardhë),

–        Convolvulus arvensis L. (dredhje arave),

–        Cirsium arvense L. (Scop.) (gjembi i arave),

–        Echinocloa crus-galli L. P.Beau (muhari),

–        Polygonum  aviculare L. (bar pate),

–        Elymus repens (L.) Gould. (elim zvarranik),

–        Rumex crispus L. (lëpjetë kaҫurrele).

Masat agroteknike
  –        farë cilësore dhe material i shëndosh fidanor,

–        qarkullimi bimor,

–        plehërimi i balancuar,

–        rregullimi i sistemit të ujitjes,

–        respektimi i kohës optimale për mbjellje.

Masat mekanike
  –        përgatitja e shtratit për mbjellje – lëvrimi, frezimi,

–        herrja me dorë (në sipërfaqe të vogla punuese).

Masat fizike
  –        mbulimi i tokës me lëndë interte – mulçërimi,

–        dezinfektimi termik i tokës (me plasmas të zi).

Masat kimike – herbicidet
  –        Pendimethalin (para mbjelljes),

–        Metribuzin  (para mbjelljes),

–        Quizalofop-p-etil (pas mbjelljes),

–        S-Metolachlor (para mbjelljes),

–        Fluazifop-p-butyl (para mbjelljes),

 Vërejtje: Para ҫdo trajtimi me pesticide, keni parasysh fenofazat e zhvillimit të bimës dhe barojave; kushtet klimatike; mjetet e punës si dhe respektoni udhëzimet e tiketës dhe masat mbrojtëse.

Për më shumë të dhëna rreth pesticideve, lexoni me vëmendje Manualin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve në Kosovë (Demaj A. dhe Mehmeti A., 2016).

 

Nga Dr. Rozafa Fetahaj, eksperte e Mbrojtjes së bimëve për Agro Portalin.

Shiqo PDF