Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Kalimet nga një bujqësi tradicionale në moderne po paraqesin kthesën kryesore të zhvillimeve të kohëve të fundit. Bazuar nga të dhënat më të reja, konsumi i përgjithshëm njerëzor do të rritet për 69 për qind mes viteve 2010-2050. Kjo rritje do të jetë rezultat i shtimit të popullsisë nga 7 në 9 miliardë deri më 2050.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), bujqësia duhet të revolucionarizohet në atë mënyrë që kërkesat për ushqim të plotësohen me anë të një menaxhimi për një prodhimtari më të lartë. Gjithashtu, prodhimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të mos shkaktojë ndotje mjedisore.
Droni është një robot fluturues, i cili mund të kontrollohet nga distanca ose mund të fluturojë në mënyrë automatike.
Fluturaket ajrore pa pilot (AAP), të njohura ndryshe me emrin dron, kanë qenë të pranishme në tregjet komerciale që nga vitet 1980. Sot, përdorimi i dronëve ka një zgjerim mjaft të madh të aplikimit në industri të ndryshme. Sipas një analize nga PwC, vlera e dronëve që përdoren për kryerjen e shërbimeve të ndryshme në të gjithat industritë kalon shifrën prej 127 miliardë dollarësh amerikanë. Ndërsa vetëm në bujqësi, ajo kap një vlerë prej 32,4 miliardë dollarësh.
Dronët do ta transformojnë thellësisht bujqësinë, duke mundësuar planifikim dhe strategji bazuar në të dhëna reale e që mund të përpunohen. Ka gjashtë mënyra të aplikimit të dronëve në bujqësi:
Shiqo PDF
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?