DITA E PJATËS SË GJELBËR (GREEN PLATE DAY)

Mos e humbisni eventin e “Ditës së Pjatës së Gjelbër” (Green Plate Day) në Komunën e Suharekës, i cili organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën”, e implementuar nga UNDP në Kosovë në bashkëpunim me shoqatën PePeKo, Komunën e Suharekës si dhe mbështetur nga ADC në Kosovë.
Ky event ka për qëllim të theksoj rëndësinë dhe promovimin e bujqësisë së qëndrueshme, për të zbuluar teknika inovative të riciklimit dhe kompostimit në kuadër të industrisë së përpunimit të ushqimit, zhvillimin e politikave të qëndrueshme për ushqimin në komunat e Prizrenit dhe Suharekës ku do të nxitet një sistem ushqimor më i qëndrueshëm dhe do të bëhet promovimi i zhvillimit rural, avokimin e politikave që i japin përparësi bujqësisë së qëndrueshme, përdorimi i burimeve të ripërtërishme si zgjidhjet solare, era dhe biogazi të cilat kontribuojnë në një sistem bujqësor më të qëndrueshëm dhe më miqësor ndaj mjedisit.
Të gjithë fermerët dhe vizitorët e tjerë të interesuar mund të marrin pjesë në këtë event sot 05.04.2024 (e premte) në Komunën e Suharekës, ku do të kenë mundësi gjithashtu edhe të shijojnë produktet tona vendore nga ora 10:00-17:00.

Data e fillimit: 05/04/2024

Data e mbarimit: 04/04/2024

Ora: 9:00 am deri 4:00 pm

Lokacioni: Sheshi kryesor, Suharekë

Adresa: Sheshi kryesor, Suharekë

Qyteti / Vendi: Suharekë

Shteti: Kosovë