MBAHET KONFERENCA E II-TË RAJONALE NGA PEPEKO

Më 15 dhjetor 2023, u organizua Edicioni 2-të i Konferencës Rajonale, me temë “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”.

Organizatore e kësaj konference ishte Shoqata Nacionale e përpunuesve të pemëve dhe perimeve “PePeKo”, financuar nga GIZ Kosovo dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, si partnere e kësaj konference.

Këtë konferencë e nderuan me pjesëmarrje Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës z. Faton Peci, znj. Vjollcë Berisha – Zv. ministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Republika e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues dhe lartë AZHBR Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nga Republika e Shqipërisë, përfaqësues të donatorëve nga GIZ Kosovo, CARITAS-i Zviceran dhe donatorë të tjerë në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Gjatë këtij organizimi u dhanë 5 prezantime lidhur me dinamikën e zhvillimit aktual, duke përfshirë sektorët: përpunimi i pemëve dhe perimeve, pemëve të imta dhe PPJD dhe MBA si dhe për të paraqitur programet kombëtare për Bujqësi dhe Zhvillim, dhe programeve të IPARD nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo konferencë paraqiti një mundësi dhe format të shkëlqyer të elaborimit të potencialit dhe informacionit mbi mundësitë e bashkëpunimit fillimisht ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, pastaj edhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut në projekte konkrete ndërkufitare.

Në këtë konferencë, zuri vend tepër të rëndësishëm paneli i diskutimit me temë: “Bashkëpunimi Ndërkufitar” duke përfshirë në panel; përfaqësues nga shoqata PePeKo, nga Ministria e Bujqësisë e Maqedonisë se Veriut, zyrtarë të lartë nga Ministria e Bujqësisë e Kosovës dhe përfaqësues nga AZHBR – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nga Shqipëria.

Konferenca mblodhi 100 pjesëmarrës, duke perfshirë të gjithë akterëve të sektorit te përpunimit të ushqimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si: fermerë, qendra grumbulluese, kompani përpunuese, ofrues të inputeve e deri tek politik-bërësit.

Konferencat si kjo janë shans unik për të identifikuar sfidat, për të ndarë përvojat dhe për të zhvilluar strategji të përbashkëta për të arritur qëllimet e përbashkëta të zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal, ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Shiqo PDF