Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Sfida më e madhe e njerëzimit dikur, por edhe sot e nesër do të jetë prodhimi i ushqimit të mjaftueshëm, cilësor, i shëndoshë dhe ekonomikisht i arsyeshëm. Gruri është kulturë një vjeçare, e cila në Kosovë mbillet gjatë tetorit dhe nëntorit, ndërsa korrje-shirja realizohet në fund të qershorit dhe gjatë korrikut. Gruri kultivohet për kokrrën e saj, e cila shërben për shumë qëllime, në radhë të parë në të ushqyerit e njeriut, kafshëve dhe në industrinë ushqimore – përpunuese.
Indikatorët e prodhimit dhe rekomandimet teknologjike | |
Çfarë është gjendja aktuale e prodhimtarisë së grurit ? | Rendimente mesatare të grurit 3.5 – 4t/ha, prodhimtaria vendore nuk plotëson kërkesat e konsumit vjetor me grurë !
Kultivim, kryesisht në monokulturë ose “ qarkullim fushor “Misër – Grurë- Misër” ! Plehu mineral (NPK: 3 x 15), me formulë të pa përshtatshme për ushqimin e grurit-sidomos në vjeshtë! Import i farës së grurit nga vendet fqinje, ndërsa kultivari vendor “Dardania-1”, në mungesë fondi, ende nuk është mall për treg! Punimi i themelor dhe plotësuese i tokës, qarkullimi bimor përdorimi i farës me standarde të certifikimit, lënë shumë për të dëshiruar! |
1. A ka kushte agroekologjike për kultivim të grurit ? | Në dy regjionet e agroekologjike të Kosovës, ekzistojnë kushtet të përshtatshme për prodhimtari intensive të grurit vjeshtor dhe pranveror.
Me aplikim teknologjive bashkëkohore, rendimenti mestar aktual për një periudhe kohore mund të dyfishohet ! |
2. Çfarë tipi të qarkullimit bimor fushor aplikohet?
& 1. Cilat janë rekomandimet? |
Aktualisht, gruri kryesisht kultivohet në monokulturë (mbjellje të grurit për shumë vite në të njëjtën sipërfaqe). Ka edhe sistem dy fushor “Misër-Grurë” dhe anasjelltas!
Rekomandim: Kjo praktikë duhet ndryshuar, sepse monokultura, favorizon shtim të dëmtuesve dhe sëmundjeve specifik, por edhe shfrytëzim të njëanshëm të materieve ushqyese nga sipërfaqja. Rekomandim: Aplikoni qarkullimin bimor shumë fushor me bishtajore (bizele, sojë, fasule, foragjeret një dhe shumë vjeçare), të cilat fiksojnë azotin atmosferik dhe pasurojnë të tokën me azot. Rekomandim: Mund të aplikohet edhe perimet e ndryshme, patatja, misri dhe luledielli etj. |
3. Çfarë është cilësia e punimit themelor të sipërfaqeve ? | Në shumë raste pak i kushtohet kujdes punimit themelor !
Cilësia e punimit themelor përcaktohet nga tipi dhe lagështia e tokës, parakulturës, por edhe mekanizimit që posedojmë etj. Rasti-1. Misri si parakulturë (praktika kosovare), së pari talla dhe mbetjet tjera bimore me mekanizëm bujqësor të imtësohen, më pas me lëvrim behet përmbysja e tyre. Rasti-2. Patatja apo perimet e ndryshme (parakultura), atëherë punimi mund të behet me edhe me roto freza. Rasti-3. Bimët bishtajore për plehërim të gjelbër (sideracion), punimit zhvillohet në dy faza: plugim i cekët ose diskim i thellë, mbulimin e mbetjeve bimore, më pas plugim në thellësi. Rekomandim: Thellësia e punimit bazë varet nga shumë faktor, por ajo mesatarisht sillet rreth 25 cm. |
4. Çfarë rroli ka punimi plotësueses? | Në të shumtën e rasteve, mungon punimi plotësues cilësor, i cili reflektohet negativisht në mbjellje dhe mbirje të farës jo cilësore !
Punimi plotësueses cilësor, realizohet me (rrafshues, roto freza, disk, lesë dhe mjete të tjera) me qëllim të krijimit të shtresës së imtësuar, ku do të mbjellët fara e grurit. |
5. Sa është dozat e plehut bazë ?
|
Doza e sakët e plehrave për ushqimin e grurit caktohet, pas analizave kimike, parakulturës dhe rendimentit të planifikuar.
Rekomandim: Për ndërtimin e 100 kg/ materie e thatë të kokrrës dhe kashtës së grurit, sasia e materieve aktive për NPK është: 2,5 – 3 kg N (azot): 1,4 – 1,6 kg P2O5 (fosfor) dhe 2,5 – 3,5 kg K2O (kalium). |
6. Cila është formula për
N: P: K ? |
Rekomandimi: Në vjeshtë për plehërim bazë për grurë, aplikoni formulën e plehrave: NPK (7: 20: 30 ose (10 : 30 : 20); (8 : 26 : 26). |
7. Kur duhet shpërndarë
N: P: K? |
Rekomandim: Para plugimit dhe gjatë mbjelljes, për rendimentin e planifikuar prej 7 t/ha, në vjeshtë rekomandohen këto doza: N (azot) 30-40 kg/ha; P2O5 (fosfor) 80-120 kg/ha dhe K2O (kalium) 130-180 kg/ha).
Vini re ! Dozat pranverore (për azot), këtu nuk janë përfshirë ! |
8. Çfarë standarde duhet plotësuar fara? | Rekomandim: Pastërtia gjenetike dhe fizike e farës, duhet të jetë 99,5 %.
Rekomandim: Farë e certifikuar – kategoria (C2 ), Madhësia e fraksionit të farës 2 dhe 2,2 mm, me aftësi mbirëse min. 92%. |
9. Sa është norma e farës për mbjellje të
1 ha? |
Norma e mbjelljes nuk është kurrë e njëjtë, varet nga shumë faktorë. Norma e farës, llogaritet me formulë: N.F.= Numri i farave mbirëse / m2 x masa absolute / % e mbirjes.
Shembulli-1; 400 fara m2 * 42g/92%= 182.6kg/ha. Sehmbulli-2: 500 fara m2 * 45 g/ 92%= 244.56 kg/ha. Shembulli-3: Më thjeshtë, ½ e peshës së 1000 farave. Vini re! Mos përdorni norma të larta të farës, sepse e dëmtoni procesin e vëllazërimit dhe shtoni shpenzimet pa nevojë! |
10. Mbjellja dhe afati optimal ? | Mbjellja të realizohet me makina pneumatike, ndërsa distanca në mes rendeve është 12.5 cm dhe thellësia 2-5 cm, varësisht nga tipi i tokës dhe cilësia e punimit.
Rekomandim: Për mbirje uniforme, pas mbjelljes përdorni cilindrin për ngjeshje të sipërfaqes së mbjellë. Afati optimal i mbjelljes: 10 tetori e në vazhdim, por edhe gjatë nëntorit, deri sa të lejojnë kushtet atmosferike. Rekomandim: Pas 10 nëntorit, sasinë e farës duhet shtuar për 1% për çdo ditë vonesë. Vini re ! Gabimet e mbjelljes, nuk mund të korrigjohen! |
Përfundim: E para fillon nga fara, e cila përdoret për riprodhim. Rendimentin e grurit e përcaktojnë tre faktorë më kryesorë: agroekologjia, potenciali gjenetik i kultivarit, agroteknika që zbatojnë fermerët, por edhe bashkëveprimi në mes këtyre tre faktorëve. |
Nga: Prof. Dr. Shukri Fetahu & Prof. dr. Imer Rusinovci
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?