Thirrje për kompani të interesuara të përfitojnë nga implementimi dixhital i standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore

Hybrid Agro SHPK është kompani e specializuar në ofrim të shërbimeve teknike për sektorin e bujqësisë. Kompania është themeluar në vitin 2020 dhe e ka selinë në Prishtinë. Hybrid Agro aktualisht është duke ofruar mbështetje teknike për kompanitë kosovare dhe rajonale në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.

Hybrid Agro është duke e zhvilluar dhe ofruar në tregun e Kosovës një platformë dixhitale për lehtësimin e zbatimit dhe monitorimit të programeve të certifikimit në industrinë ushqimore. Platforma fillimisht do të mbulojë Global G.A.P. dhe FSSC 22000.

Falë kësaj platforme synohet që kompanitë në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit ta kenë më lehtë t’i zbatojnë standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, implementimi i tyre të jetë më i lirë, dhe monitorimi i gjithë procesit të jetë më i përshtatshëm.

Përmes kësaj thirrje, Hybrid Agro synon që të bashkëpunojë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe të përpunimit të ushqimit në Kosovë, për ta promovuar platformën si dhe për të përzgjedhur kompanitë kandidate më të përshtatshme për implementim të platformës.

Kriteret për përzgjedhjen e kompanive përfituese do të jenë:
• Nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit: Kompanitë e përzgjedhura duhet të demonstrojnë një angazhim të fortë për marrjen dhe ruajtjen e certifikatave të tilla si Global G.A.P. dhe FSSC 22000. Ata duhet të kenë një kuptim të qartë të përfitimeve të certifikimit në aspektin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit. Gjithashtu, do të zotohen në bashkëpunim konform nevojave që lindin për implementim të këtyre standardeve.
• Kompanitë duhet të jenë eksportuese.
• Kompanitë të kenë stabilitet financiar.
• Të jenë të gatshme për ti paguar kostot e auditimit të jashtëm
• Kompanitë që do të ricertifikohen me Global G.A.P apo FSSC 22000, do të kenë përparësi në përzgjedhje.
• Kompanitë që kanë shtrirje më të madhe dhe që operojnë përmes sistemit të kontraktimit me
fermerë do të kenë avantazh në përzgjedhje.

Përfitimet e kompanive nga përzgjedhja në këtë program do të jenë si në vijim:
• Trajnim rreth përdorimit të programit dixhital.
• Trajnim rreth implementimit të standardeve për siguri ushqimore
• Trajnim rreth higjienës, aplikimit me pesticide etj.
• Implementim të standardit për siguri ushqimore (Global GAP dhe FSSC22000)
• Inspektim të brendshëm për verifikimin e implementimit.

Kompanitë e interesuara mund ta dërgojnë një shprehje interesi tek z. Ben Dida, përmes e-mail ben.dida@hybriagro-ks.com ose duke telefonuar në 044/374-266 deri më datën 15/12/2023.

Shiqo PDF