Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Djegia e hamulloreve, ndikimi në bujqësi dhe në mjedis
Pas fushatës së suksesshme të korrje-shirjeve vazhdon edhe këtë vit dukuria e djegies së hamullorëve. Kjo praktikë duhet të ritheksohet që është një praktikë tejet e dëmshme për tokën e kultivuar, ajrin dhe për shëndetin e njeriut në përgjithësi.
Në nivel të Kosovës, në vitin 2023, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipërfaqe të mbjella me grurë kanë qenë në total 67,00 hektarë. Për vitin 2024 nuk ka pasur një shifër aktuale të raportuar të sipërfaqes së mbjellur gjatë fushatës së korrje-shirjeve por, nga numri i aplikimeve për subvencione, mund të konsiderohet se sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me grurë janë mbi 65,000 hektarë, thekson Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural. E pas korrjes së grurit vazhdon djegia e hamulloreve si praktikë e keqe, gjë që shkakton shqetësim në token e kultivuar, ajrin e ndotur dhe shëndetin e njeriut.
Edhe këtë vit, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave u bën thirrje qytetarëve për aktivizëm në parandalimin e zjarreve në hapësira pyjore, publike dhe private. Me hyrjen në sezonin e verës, i cili pritet të ketë temperatura të larta, rreziku për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore rritet. Për të evituar rrezikun nga zjarri dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve pronën, kafshët dhe ambientin, kërkohet kujdes i shtuar për shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe lajmërimi me kohë. Zjarrvëniet e qëllimta, përfshirë djegien e hamulloreve në tokat private të kultivuara, janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.
Djega e hamulloreve në tokë ndikon negativisht dhe ka efekte si:
Përfitimet e mos-djegies së hamulloreve dhe lënia e tyre në toka:
Alternativë për djegien e kashtës
Në vend të djegies, hamulloret mund të përdoren në mënyra të ndryshme si ushqim për bagëtinë, pleh organik kompost, çati në zonat rurale, energji nga biomasa, kultivimi i kërpudhave, materialet e paketimit, karburanti, letra, bioetanoli dhe prodhimi industrial, etj.
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?