Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte gjatë vitit 2022 do të mbështesë fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor “indeks”, të cilët kultivojnë kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specave, kumbullës, mjedrës, vishnjës, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe primin e sigurimit tradicional bujqësor për kulturën e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv, si dhe rrushit të verës.
Në këtë link https://fb.watch/bbay1jIauP/ mund të gjeni videon, në të cilën janë përmbledhur disa informata për të gjithë të interesuarit për këtë skemë mbështetëse të MBPZhR-së.