LANSOHET PLATFORMA ONLINE “MADE IN KOSOVA”

Kjo platformë përmban informacion të detajuar për dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me qëllim që shifrat e paraqitura të shërbejnë jo vetëm për investitorët potencialë, por edhe për të promovuar sektorët me potencial të lartë për eksport.
Ajo do të shërbejë si një dritare digjitale institucionale për shumë miq jashtë vendit, të interesuar të mësojnë më shumë për realitetin dhe potencialin tonë ekonomik, kulturor, dhe turistik të Republikës së Kosovës. Kjo platformë është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës me USAID dhe mund ta gjeni në linkun e bashkangjitur: https://made-in-kosova.net/
Në këtë platformë mund ta gjeni edhe sektorin e bujqësisë si një sektor kyc i vendit, ku janë të paraqitura shifrat dhe informacionet kryesore rreth sektorit bujqësor në Kosovë. Për më shumë gjeni të bashkangjitur linkun: https://made-in-kosova.net/agriculture-sector/
Scroll to Top