Zinxhiri i vlerës për sektorin e qumështit

Kosova ka një potencial mjaft të mirë për zhvillimin e blegtorisë në të gjitha rajonet kodrinore malore të cilat janë karakteristike për këtë lloj veprimtarie. Prodhimi i qumështit është i përqendruar kryesisht në fermat e vogla, i cili pastaj kalon përmes qendrave grumbulluese deri tek njësitë përpunuese. Qumështi është një produkt bazë për konsumim nga çdo familje në Kosovë. Kërkesa për qumësht është zakonisht stabile, qoftë si produkt primar apo i përpunuar, ndërsa oferta në vitet e fundit ka shënuar një rritje të lehtë. Qumështi vendor plotëson rreth gjysmën e kërkesës së nevojave të konsumimit, prandaj më tepër se sa gjysma tjetër importohet.

Më tepër informacione i gjeni në broshurë: https://agroportal-ks.com/wp-content/uploads/2020/04/6.-Guidebook-QUMESHTI-web-20200402-1.pdf

Scroll to Top