THIRRJE PËR APLIKIM: TRAJNIM I TRAJNERËVE (TOT)

THIRRJE PËR APLIKIM: TRAJNIM I TRAJNERËVE (TOT) (Certifikatë e Kompetencës me Ekspert Ndërkombëtar)

AgroDev Kosovo synon të ofrojë shërbime cilësore për komunitetin bujqësor në Kosovë, duke përfshirë fermerët, qendrat grumbulluese, përpunuesit dhe palët e tjera të interesit. Si fondacion, AgroDev shërben si një pikë lidhëse e besueshme mes profesionistëve të bujqësisë dhe industrisë së agro-biznesit.

AgroDev, përmes këtyre trajnimeve për trajnerë, synon të krijojë një grup këshilltarësh privatë profesionalë, të cilët jo vetëm që kanë njohuri të thelluara teknike për të trajnuar fermerët, por gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për të realizuar trajnime të strukturuara dhe efikase. Aktualisht, shumica e agronomëve të punësuar nga ofruesit e inputeve bujqësore ofrojnë trajnime brenda paketave të shërbimeve për fermerët, por këto trajnime janë kryesisht të fokusuar në produktet që ata shesin, pa marrë parasysh nevojat specifike dhe ciklin e prodhimit të kulturave bujqësore.

Trajnimet profesionale për trajnerë do të organizohen gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2025, dhe do të zgjasin 9 ditë pune. Pjesa I do të zgjasë 5 ditë, ndërsa Pjesa II do të zgjasë 4 ditë gjatë muajve të përmendur.

Kriteret për përzgjedhjen e pjesëmarrësve:

• Pjesëmarrësit duhet të kenë përgatitje profesionale në bujqësi ose fusha të ngjashme (minimumi BSc). Përparësi do të kenë te diplomuarit në Mbrojtjen e Bimëve, Prodhimin Bimor ose Hortikulturë.

• Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.

• Përparësi do të kenë kandidatët me të paktën 1 vit përvojë praktike në sektorin bujqësor.

• Gjithashtu, do të vlerësohet përvoja në ofrimin e trajnimeve/këshillimeve për bujqësi, organizimin e demonstrimeve për fermerët ose dhënien e asistencës teknike.

• Pjesëmarrësit duhet të tregojnë motivim për të zhvilluar aftësitë e tyre në trajnime dhe këshillime, si dhe për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve këshillimore bujqësore në Kosovë.

• Pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet të marrin pjesë aktive dhe të angazhohen plotësisht në të gjitha aspektet e programit TOT, duke përfshirë sesionet trajnuese, punëtoritë dhe aktivitetet pasuese.

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe Letrën motivuese (në gjuhën angleze) përmes Google Form-it në linkun: https://forms.gle/mgokH83RuDzHYL9M8

Pyetjet shtesë mund t’i drejtoni në e-mailat: naim.krasniqi@agrodev-ks.com & viola.xhemajli@agrodev-ks.com. Kandidatët e suksesshëm mund të ftohen për intervista.

Afati i fundit për aplikim është 23 Dhjetor 2024.

Scroll to Top