“Çfarë po i bëjmë pyjeve të botës është vetëm një reflektim i asaj se çfarë po i bëjmë vetës tonë dhe të tjerëve” – Mahatma Gandhi
Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes se planetit tonë. Ato prodhojnë oksigjen, sigurojnë strehim për njerëzit dhe kafshët e egra. Shumica e kafshëve të rrezikuara jetojnë në pyje, por edhe 1.6 miliard njerëz varen nga të mirat që pyjet dhurojnë përfshirë: ushqimin, ujin, veshmbathjen, medikamentet tradicionale dhe strehimin. Shpyllëzimi i tokës ka ndodhur gjithnjë me arsyetimin për të krijuar hapësira për mbjellje ose për bagëti. Shkaqet e drejtpërdrejta të shpyllëzimit janë: zgjerimi i bujqësisë, nxjerrja e drunjve (p.sh. djegia, përpunim etj.) dhe zgjerimi i infrastrukturës t (ndërtimi i rrugëve, urbanizimi etj).
Sipas Organizatës se Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), rreth 7.3 milion hektarë pyje, që afërsisht është madhësia e vendit të Panamasë, shkatërrohen çdo vit.
Shpyllëzimi paraqet një shqetësim të veçante për pyjet tropikale, sepse këto pyje përfaqësojnë pjesën më të madhe të biodiversitetit në botë. Për shembull, pylli i Amazonës ka humbur rreth 17% të sipërfaqes në 50 vitet e fundit. Duhet shtuar se 15 % e gazrave me efekt serrë vijnë si rezultat i shpyllëzimeve dhe 20 % e oksigjenit në tokë vijnë direkt nga pyjet tropikale të Amerikës Jugore.
Efekte e tjera të shpyllëzimit
Humbja e specieve
Humbja e vendbanimeve, sidomos shndërrimi i pyjeve në zona bujqësore dhe urbane është shtytësi kryesor i krizës së biodiversitetit që po ballafaqohemi sot. Pjesa më e madhe e kësaj dukurie vjen nga fakti se speciet në një komunitet kanë kërkesa të ndryshme ndaj vendbanimit dhe kështu reagimet janë të ndryshme karshi humbjes së vegjetacioneve vendore dhe rritjes së vendbanimeve njerëzore. Por disa shpresa ekzistojnë ! Hulumtuesit zbuluan se humbja e llojeve mund të kompensohet duke ruajtur zonat pyjore; (Në vitin 1973, shërbimet e peshkatarisë dhe kafshëve të egra në Amerikë, listuan ujqërit e Rocky Mountain si specie e rrezikuara në parkun nacional Yellowstone. Nga viti 1955 deri më 1997, 41 ujqër nga Kanada dhe Montana janë lëshuar në Yellowstone. Siç pritej, ujqërit kanë filluar të shpërndahen në territore, duke filluar të krijojnë balancime në ekosistem të Yellowstone dhe sot është një shembull tipik se si një specie mund të ketë efekt në një ekosistem).
Cikli Ujorë
Pemët gjithashtu ndihmojnë në kontrollin e nivelit të ujit në atmosferë duke ndihmuar në rregullimin e ciklit të ujit. Sa më pak pemë të mbetura, për shkak të shpyllëzimeve, ka më pak ujë në ajër (nga transpirimi) dhe si rezultat ka edhe më pak ujë në tokë. Kjo i shkakton tokës një thatësi të madhe dhe paaftësi për të kultivuar në të. Amazona, e cila përfaqëson më shumë se 40% të të gjitha pyjeve tropikale të mbetura në botë, ka qenë epiqendër e shumë studimeve që lidhen me ndikimin e ndryshimeve të tilla në dinamikën hidrologjike.
Erozioni i Tokës
Shkencëtaret kanë vlerësuar se një e treta e tokës së punueshme në botë ka humbur përmes erozionit të tokës dhe llojeve të tjera të degradimit që nga viti 1960. Pa prezencën e drunjve, tokat fillojnë të jenë shumë të ndjeshme ndaj erozioneve që mund të vijnë si pasojë e të reshurave të fuqishme dhe erërave të forta. Gjithashtu tokat fillojnë të jenë më të thara dhe të kenë mungesë të materieve ushqyese për vegjetacionin.
Erozioni është tepër i kushtueshëm për vendet në zhvillim. Për shembull, në fund të viteve 1980, ishulli Indonezian i Java-s ka humbur 770 milion tonë të tokës çdo vit që ka rezultuar në një kosto prej 1.5 milion ton oriz, të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 11.5-15 milion njerëzve.
I agree with your point of view, your article has given me a lot of help and benefited me a lot. Thanks. Hope you continue to write such excellent articles.