Agroportal-ks ofron informata reale rreth zhvillimeve të fundit të bujqësisë në vend dhe rajon, por krijon edhe mundësi lidhjeje në mes të personave kryesor të sektorit adekuat për nevoja të fushëveprimit. Informacioni i ofruar është i qartë dhe i nxjerrë nga burime të publikuara dhe të sakta. Duke u orientuar kah kërkesat e komunitetit bujqësor për njohuri të reja rreth fushëveprimit të tyre, Agroportal-ks i inicuar nga KEP Trust ofron këshilla dhe bashkëpunim përmes kategorive të veçanta:
Agro-praktika: Duke përdorur këtë kategori, prodhuesit bujqësor do të njihen me praktikat e mira bujqësore të xhiruara sipas instruksioneve të veçanta, udhëzues të shkruar për kultura dhe produkte të ndryshme bujqësore, publikime, ngjarje dhe shembuj konkret nga bota reale e agrobiznesit.
Agro-data: Është një aplikacion ne vete qe synon të paraqesë të dhënat e fundit te nxjerra nga burimet kryesore të të dhënave bujqësore të vendit përfshirë ato te prodhimit, sezonalitetit, tregtisë, aktivitetit bankar dhe të dhëna të tjera relevante sidomos ato hidrometeorologjike.
Mundësi punësimi: Është kategori në të cilën paraqiten mundësitë e punësimit në sektorin e agrobiznesit dhe projektet e ndryshme, të cilat veprojnë në këtë sektor dhe prej të cilave mund të përfitojnë kontribuuesit e këtij sektori.
Grante: Kategori në të cilën prezentohen projektet të cilat përkrahin sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe përmes të cilës paraqiten mundësitë e përfitimit të fermerëve dhe nga skemat e ndryshme të granteve të ofruara.
Standardet e cilësisë: Udhëzime specifike për prodhues, përpunues dhe tregtues të produkteve agro-ushqimore për të plotësuar standardet e njohura ndërkombëtare të sigurisë, të cilësisë së ushqimit dhe mundësi të certifikimit në këto standarde.
Shoqatat: Një pasqyrë e shoqatave dhe kooperativave bujqësore në vend, e cila inkurajon bashkëpunim dhe rrjetëzim (ndërlidhjen) në mes tyre.
Anketat: Agroportal-ks do të shqyrtojë çështje të ndryshme të sektorit dhe rezultatet do të publikohen në çdo kohë dhe ato do të përdoren për të identifikuar dhe ofruar informacion relevant për vizitorët.