Punët në bletore gjatë muajit JANAR

Në muajin Janar, bletët konsumojnë ushqim më tepër, kështu që e rrisin temperaturën në brendinë e zgjoit deri në 35oC, duke i krijuar kështu amës kushte për të bërë vezë. Kjo paraqet fillimin e jetës së re në familjen e bletës.
Gjatë Janarit, jo rrallë, ndodhë që të vdesin shoqëritë në bletishte; kryesisht vdesin ato shoqëri bletësh, të cilat nuk kanë mundur të forcohën dhe ta sigurojnë ushqimin.
Një pjesë e bletëve për shkak të vjetërsisë dhe kushteve të jetës në këtë stinë ndahen nga tufa dhe vdesin. Ato zakonisht i afrohen derës së zgjoit në mënyrë që bletëve të gjalla të mos u shkaktojnë mundime me rastin e nxjerrjes së kufomave jashtë zgjoit. Nga grumbullimi i bletëve të vdekura ndodh që tërësisht të mbyllet dera e zgjoit.
Prandaj, bletarët kohë pas kohe lypset t’i kontrollojnë të gjitha zgjojet dhe t’i ndërmarrin masat e nevojshme për largimin e tyre.
Pastrimi i dyshemesë nga bletët e vdekura mund të bëhet:
• Duke i pastruar dyshemetë me anë të një teli të kthyer dhe
• Duke i nxjerrë dyshemetë e atyre zgjojeve, të cilat janë të lëvizshme.
Se cila mënyrë do të aplikohet varet nga temperatura e ajrit. Kështu, kur temperaturat janë të ulëta, me anë të një teli të kthyer në formë të germës L, ngrihen mizat e vdekura nga dyshemeja e zgjoit dhe nxirren jashtë.
Kur temperaturat janë më të larta, nxirren dyshemetë e zgjojeve dhe bëhet pastrimi i tyre me brushë ose duke i zëvendësuar ato me dyshemetë e pastra nga rezervat. Heqja e dyshemeve për pastrim mund të bëhet vetëm atëherë kur temperatura e ajrit arrin mbi 14oC.
Gjatë largimit të bletëve të vdekura, bletari kujdesshëm duhet të përcjellë: a ka rriqra të varoas, krahë dhe këmbë të këputura, barqe të fryra etj.
Burimi i informacionit: MBPZHR & Agro Portal
Scroll to Top