Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur thirrjen për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë qytetarët e Republikës së Kosovës që operojnë në sektorin e ndërmarrjeve prodhuese ose shërbyese në përputhje me kriteret e thirrjes.
Buxheti total i planifikuar: 5,000,000.00 €
Ndarja sipas kategorive:
- Kategoria 1 – Ndërmarrje Mikro (deri në 9 punëtorë): 2,000,000.00 €
- Kategoria 2 – Ndërmarrje të Vogla (10–49 punëtorë): 2,500,000.00 €
- Kategoria 3 – Ndërmarrje të Mesme (50–249 punëtorë): 500,000.00 €
📅 Afati për aplikim: 05.05.2025 – 26.05.2025
📄 Udhëzuesin për aplikim dhe dokumentacionin e kërkuar mund ta gjeni këtu:
🔗 mint.rks-gov.net
🔗 kiesa.rks-gov.net
🖥️ Aplikimi online bëhet përmes platformës e-Kosova:
👉 Apliko këtu
Shënim: MINT rezervon të drejtën të mos shpërndajë të gjitha fondet në dispozicion.