Fondacioni AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – Universiteti i Prishtinës, ka kënaqësinë të ju ftojë në lansimin zyrtar të thirrjes për aplikim:
💡 “Ide Inovative për Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike”
📅 Data: 27 maj 2025 (e martë)
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Hotel Sirius (Salla Rigel), Prishtinë
🔍 Çfarë do të prezantohet gjatë eventit?
• Thirrja për aplikim
• Kriteret e pjesëmarrjes
• Procesi i aplikimit dhe hapat për t’u bërë pjesë e iniciativës
🎯 Kjo është një mundësi unike për të ndikuar realisht në transformimin e bujqësisë përmes teknologjisë dhe inovacionit!
🔎 Çfarë kërkojmë?
Ide praktike dhe të zbatueshme që ndihmojnë fermerët dhe agrobizneset në Kosovë të përballen me sfidat që sjellin ndryshimet klimatike.
🏆 Çmime për idetë më të mira:
🥇 Vendi i parë – i Artë
🥈 Vendi i dytë – i Argjendtë
🥉 Vendi i tretë – i Bronztë
📣 Detajet mbi shpërblimet do të bëhen të ditura gjatë lansimit.
🙏 Ky aktivitet mbështetet nga donatori ynë afatgjatë: KEP Trust – institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë 💰✨
🚀 Mos e humbni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e bujqësisë në Kosovë!
📩 Për më shumë informata, na kontaktoni në inbox ose përmes emailit.