Takim i frytshëm ndërmjet Fondacionit AgroDev Kosovo dhe Oda Ekonomike e Kosovës

Javën që lamë pas, përfaqësuesit e AgroDev Kosovo zhvilluan një takim konstruktiv me z. Lulzim Rafuna – Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). 🤝

Qëllimi i këtij takimi ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim ndërmjet palëve, përfshirë:

🌐 Promovimin e Platformës AgrodevB2B në uebfaqen zyrtare të OEK

🗣️ Organizimin e tryezave diskutimi dhe eventeve të përbashkëta

🌾 Organizimin e trajnimeve në sektorin e bujqësisë

🤝 Si dhe aktivitete të tjera që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve ekonomikë dhe bujqësor në vend.

📅 Në ditët në vijim pritet të konkretizohet ky bashkëpunim përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët.

Scroll to Top