📍 Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë – Universiteti i Prishtinës
📅 29 maj 2025
Fondacioni AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, organizoi më 29 maj 2025 një sesion informues rreth Thirrjes për Ide Inovative në Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike.
Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve, veçanërisht studentëve, në krijimin e ideve të reja dhe zgjidhjeve konkrete që përkrahin fermerët dhe agrobizneset për t’u përballur me sfidat e klimës përmes masave të zbutjes dhe përshtatjes.
Gjatë sesionit u prezantuan:
- ✅ Detajet e thirrjes dhe kriteret e pjesëmarrjes
- ✅ Përfitimet për aplikuesit
- ✅ Procesi i vlerësimit të ideve
- ✅ Udhëzimet për aplikim dhe përfshirje në iniciativë
Studentët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth mënyrës se si mund të kontribuojnë aktivisht me ide inovative dhe të qëndrueshme në përmirësimin e sektorit bujqësor përballë ndryshimeve klimatike.
🏆 Çmime për idetë më të mira:
- Vendi i parë: 🥇 15,000€
- Vendi i dytë: 🥈 10,000€
- Vendi i tretë: 🥉 5,000€
📥 Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:
🔗 https://forms.gle/x4NiRSHkoc2Q26f5A
📅 Afati i fundit për aplikim: 12 korrik 2025
Ky projekt mbështetet nga partneri afatgjatë i AgroDev Kosovo, KEP Trust, institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë.