Sesion informues për thirrjen e hapur për mbështetje nga AgroDev

Fondacioni AgroDev Kosovo, planifikon të organizojë të martën, më 27.10.2026, një sesion informues për prezantimin e thirrjes së hapur për mbështetje në kuadër të iniciativës “Sfida për Zgjidhje në Bujqësi – Thirrje për zgjidhje teknologjike dhe innovative”.

Qëllimi i këtij sesioni është të informojë të interesuarit për mundësitë e përfitimit nga thirrja, si dhe t’i udhëzojë ata për përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve.

  • Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të informohen për:
  • Qëllimin dhe objektivat e thirrjes së hapur;
  • Kriteret e pjesëmarrjes dhe kushtet për aplikim;
  • Procesin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm;
  • Mundësitë e mbështetjes për idetë inovative që kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë së mençur ndaj ndryshimeve klimatike;
  • Afatet dhe hapat e mëtejshëm për aplikim.

Sesioni do të jetë një mundësi për të gjithë të interesuarit që të marrin informatat e nevojshme, të sqarojnë pyetjet e tyre dhe të njihen më nga afër me mundësitë që ofron kjo thirrje.

Kjo iniciativë mbështetet nga partneri afatgjatë i AgroDev, KEP Trust, institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të kontaktojnë në emailin fatmir.selimi@agrodev-ks.com për më shumë detaje rreth sesionit informues.

Scroll to Top