Çmimet e produkteve bujqësore në Kosovë po vazhdojnë të rriten gjatë vitit 2026, duke reflektuar sfidat ekonomike dhe ndikimet globale në sektorin e bujqësisë.
Plehrat janë çdo material që aplikohet në tokë ose në indet e bimëve për të furnizuar bimët me lëndë ushqyese dhe zakonisht këto transportohen përmes Ngushticës së Hormuzit. Rreth 13% e plehrave kryesore në botë kalojnë nëpër Ngushticë dhe çmimet janë rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës. Burimi: https://unctad.org/news/gas-grain-fertilizer-disruptions-raise-risks-food-security-and-trade
Richard Budd, drejtor në Stevens Farm në Hawkhurst, Kent, tha se ndikimi ka bërë që çmimi i plehrave kimike të “dyfishohet brenda natës”.
“Aktualisht jemi në rregull, sepse i kemi siguruar kostot e prodhimit për këtë sezon, por kur të vijë shtatori, kur duhet të mbjellim kulturën e radhës, po hyjmë në një situatë pasigurie të madhe nëse kjo vazhdon”-citoi ai. Burimi: https://www.bbc.com/news/articles/cdj7dydl2lno
Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore edhe në Kosovë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 po reflekton sfidat ekonomike dhe prodhuese me të cilat po përballet sektori i bujqësisë. Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur për 5.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2026 indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 7.0% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
| Produkti | TM1 2025 | TM1 2026 | Ndryshimi |
| Bimë foragjere | 116.0 | 174.7 | +50.6% |
| Misër kokërr | 119.7 | 145.6 | +21.6% |
| Mollë tryeze | 157.0 | 185.2 | +18.0% |
| Arrë,lajthi,gështenja | 152.2 | 175.4 | +23.2% |
Produktet që kanë pësuar rritjen më të madhe janë:🌽 misri kokërr +21.6%, 🍎 mollët +18%, 🌱 bimët foragjere +50.6%, 🌰 arrat, lajthitë dhe gështenjat +23.2%. Burimi: https://askapi.rks-gov.net/Custom/33a46805-32dc-4a5a-ba73-f041c8ffdc05.pdf
Vendet në zhvillim dhe ekonomitë më të vogla preken më rëndë nga këto ndryshime, për shkak të kufizimeve financiare dhe varësisë nga importet. Kjo situatë rrit presionin mbi buxhetet familjare dhe sektorin bujqësor, duke e bërë edhe më të vështirë stabilizimin e çmimeve në tregun vendor.Po ashtu, kjo situatë ka bërë që fermerët të përballen me vështirësi në planifikimin e mbjelljeve, zgjedhjen e kulturave dhe nivelin e prodhimit, duke ndikuar në uljen e rendimenteve dhe rritjen e pasigurisë në treg.
🌍 Bujqësia në Kosovë ndikohet jo vetëm nga faktorët vendorë, por edhe nga zhvillimet ekonomike dhe politike globale.
Nga: Viola Xhemajli dhe Sara Gojnovci Jashari për Agro Portalin



