Mbahet “Dita e Arrës 2025”

Sot, më 11 tetor 2025, me shumë sukses u mbajt ngjarja tradicionale “Dita e Arrës”, e cila bashkoi kultivues, ekspertë, përfaqësues të shoqatave vendore, donatorë dhe bashkëpunëtorë të sektorit bujqësor.
Ky manifestim tashmë është shndërruar në një traditë të çmuar që synon të promovojë kultivimin e arrës si një kulturë me potencial të lartë ekonomik dhe agronomik në Kosovë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Shoqatës së Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë për mikpritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen e ndarë për AgroDev Kosovo – një vlerësim që reflekton bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të arrës në vend.

Në fjalimet e rastit u theksua rëndësia e kultivimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkrahjes së vazhdueshme për fermerët si faktor kyç për zhvillimin e këtij sektori.

Folës në këtë ngjarje ishin:
• z. Naim Rrahmani, Kryetar i Shoqatës së Kultivuesve të Arrës
• prof. dr. Vahid Avdiu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë
• z. Naim Krasniqi, Menaxher Gjeneral i Fondacionit AgroDev
• z. Petrit Çeku, Anëtar i Bordit të Shoqatës së Arrës
• z. Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i organizatës IADK

“Dita e Arrës” mbetet një shembull i bukur i bashkëpunimit, traditës dhe përkushtimit për ta çuar përpara bujqësinë vendore dhe për të promovuar potencialin e prodhimeve tona kombëtare.

Një falënderim i veçantë i dedikohet fermerit lider, z. Besim Dalipi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e tij të çmuar në zhvillimin e këtij eventi në plantacionin e tij të arrës.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj dite të veçantë.

Scroll to Top