Fondacioni AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – Universiteti i Prishtinës, më 27 maj 2025, në Hotel Sirius, organizoi me sukses ngjarjen për lansimin e thirrjes për aplikim:
“Ide Inovative për Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike”
Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u informuan për:
Detajet e thirrjes për aplikim
Përfitimet për aplikuesit
Kriteret e vlerësimit
Hapat dhe procesin për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë ide praktike dhe të zbatueshme që ndihmojnë fermerët dhe agrobizneset të përballen me sfidat e ndryshimeve klimatike. Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë masa konkrete për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndikimeve klimatike.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, do të ndahen edhe çmime për idetë më të mira:
Vendi i parë: 15,000€ (medalje e artë)
Vendi i dytë: 10,000€ (medalje e argjendtë)
Vendi i tretë: 5,000€ (medalje e bronztë)
Aktiviteti mbështetet nga partneri ynë afatgjatë, KEP Trust, institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë
Aplikimet dorëzohen ONLINE përmes linkut më poshtë:
https://forms.gle/x4NiRSHkoc2Q26f5A
Qëndroni me ne për më shumë informacione dhe për të ndjekur rrugëtimin e ideve që do të transformojnë të ardhmen e bujqësisë në Kosovë!