Climate Action in Agriculture – Joint Solutions for Kosovo 🌱

Më 31.03.2026 u mbajt tryeza e tretë e diskutimit mbi qasjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorin e bujqësisë në Kosovë. Kjo seri tryezash po shërben si një platformë e rëndësishme për diskutim, koordinim dhe ndërtim të zgjidhjeve të përbashkëta për një sektor bujqësor më të qëndrueshëm.

Siç theksohet edhe në strategjitë kombëtare për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, Kosova po përballet gjithnjë e më shumë me sfida që lidhen me rritjen e frekuencës dhe intensitetit të fenomeneve ekstreme të motit. Këto zhvillime rrisin urgjencën për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, veçanërisht në zonat rurale dhe komunitetet me kapacitete të kufizuara për t’u përshtatur.

Sektori i bujqësisë, që kontribuon rreth 7% në BPV, mbetet ndër më të ndjeshmit ndaj këtyre ndryshimeve. Stresi ujor, variabiliteti i reshjeve, degradimi i tokës, ndotja e ujërave dhe përhapja e sëmundjeve po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kostove të prodhimit, uljen e produktivitetit dhe rritjen e pasigurisë ushqimore. Në të njëjtën kohë, edhe pyjet e Kosovës përballen me presione në rritje, duke rrezikuar biodiversitetin dhe funksionet e tyre ekosistemike.

Në dy tryezat e mëparshme, fokusi ka qenë në:
• Prezantimin e studimit për tre sektorë kyq të bujqësisë në Kosovë (2024)
• Zbatimin e pilot-projekteve nga shoqatat PePeKo, Organika dhe Mjedra e Kosovës

Ndërsa këtë herë, diskutimi u orientua drejt qasjes institucionale dhe politikave publike, duke adresuar rolin e ministrive, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe donatorëve në trajtimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi.

Fjalët hyrëse u mbajtën nga

  • z. Fatmir Selimi, Menaxher i PĂ«rgjithshĂ«m i AgroDev Kosovo,
  • znj. Astrid Wein, DrejtoreshĂ« e Caritas Switzerland nĂ« KosovĂ«, si dhe
  • z. Adrian Alo, CEO i institucionit mikrofinanciar KEP Trust.

Gjatë tryezës, patëm kënaqësinë të dëgjojmë prezantimet e strategjive dhe iniciativave politike nga:

  • z. Abdullah Pirce nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor mbi StrategjinĂ« pĂ«r pĂ«rshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, me fokus nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«
  • znj. Nysrete Doda-Gashi nga Ministria e BujqĂ«sisĂ«, PylltarisĂ« dhe Zhvillimit Rural mbi StrategjinĂ« pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim Rural dhe qasjen ndaj ndryshimeve klimatike
  • znj. FillojetĂ« Rrustemaj Millaku dhe znj. Elitza Nikolova nga Zyra e Bashkimit Evropian nĂ« KosovĂ« mbi mbĂ«shtetjen e BE-sĂ« dhe programet e planifikuara pĂ«r mbĂ«shtetje pĂ«r vitin 2026

Gjithashtu, tryeza mblodhi përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit (Zyra për Planifikim Strategjik dhe Zyra për Politika Sektoriale), donatorë si GIZ (projektet Entrepreneurship Promotion dhe Kosovo 4 Green), përfaqësues nga institucionet publike, shoqatat sektoriale dhe akterë të tjerë relevantë.

Qëllimi i këtij eventi ishte të forcojë koordinimin dhe dialogun ndërmjet palëve të interesit, të identifikojë sinergjitë ndërmjet iniciativave ekzistuese dhe të nxisë veprime të përbashkëta drejt ndërtimit të një sektori bujqësor më rezilient ndaj ndryshimeve klimatike.

Këto dialogë të strukturuar kontribuojnë në:
• Përmirësimin e harmonizimit të politikave
• Forcimin e koordinimit ndërinstitucional
• Rritjen e aplikimit të praktikave të Bujqësisë së Mençur ndaj Klimës (CSA)

Një nga mesazhet kryesore që doli nga diskutimi është se, ndonëse strategjitë dhe kornizat ligjore janë të mirëpërcaktuara, sfida kryesore mbetet implementimi efektiv i tyre në terren.

Ky aktivitet u organizua nga AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me shoqatat nacionale, në kuadër të programit EREA, i zbatuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe i mbështetur nga Austrian Development Cooperation.

Scroll to Top