Ujitja e bimëve të cilat sapo kanë lëshuar rrënjë | Si të shmangni ujitjen e tepërt

Kur copëzat lëshojnë rrënjë dhe i vendosni bimët e reja nëpër vazo, ndonjëherë ato vdesin, përkundër gjithë kujdesit tuaj. Rrënjët kanë nevojë për ujë, por gjithashtu kanë nevojë për ajër në mënyrë që qelizat të marrin frymë. Bimët e reja të mbingopura me ujë janë më të prirura drejt kalbjes së rrënjëve, mykjes dhe problemeve tjera që do të shkaktojnë vdejken e tyre shumë shpejt.

Kjo video tregon se çfarë duhet të bëni për të njohur nevojat e ujit tek bimët në vazo dhe për të shmangur kalbjen e rrënjëve të reja nga uji i tepërt. Një matës lagështie dhe një peshore mund të përdoren për të përcaktuar nevojën për ujitje, por metoda më e mirë është të krijoni një ndjesi për nevojat e ujit nga pesha e vazove në të cilat i keni mbjellur ato.

Për të mësuar më shumë në gjuhën shqipe klikoni në hallkën rrotë (settings) në anën e djathtë poshtë videos, pastaj subtitles /CC dhe sigurohuni që në listën e paraqitur të jetë e klikuar njëra prej gjuhëve dhe më pas në auto-translate dhe zgjidheni – Albanian.

Udhëzime të tjera

NGJARJET
<
Nëntor, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI