Trajnime bujqësore dhe grante për të rinjët

Afati i fundit: 30/04/2020

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.

Pёr vitin 2020 aktiviteti pёr trajnime bujqёsore dhe mbёshtetje me grante pёr tё rinjёt do tё zbatohet nё komunat: Vushtrri, Skenderaj, Shtime  dhe Kamenicё.

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e të rinjve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime bujqësore për 60 të rinjë, tё cilёt do tё pёrcjellin 5 ditё trajnime nё temat pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit. Pas pёrfundimit tё trajnimeve kёta tё rinjё do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё gjenerimin e tё hyrave dhe  vet-punësim. Gjithёsej, 50 tё rinjё do tё pёrkrahen me grante nё vlerё nga 3,000.00 €, duke bashkёfinancuar me 10 % tё vlerёs totale tё investimeve.

Përparësi do t’u ipet ideve inovative që çojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi në mesin e të rinjëve, mbrojtjen e mjedisit si dhe gjenerimin e tё hyrave.

Andaj, ftohen të rinjtë qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.

Për më tepër informata klikoni në vegëzën e mëposhtme:

https://kk.rks-gov.net/vushtrri/news/ftese-per-aplikimi-per-trajnime-bujqesore-dhe-grante-per-te-rinjet/
NGJARJET
<
Tetor, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

A i mbani të dhënat për fermën e juaj?

MOTI