Thirrje për aplikim për trajnime dhe grante në bujqësi

Afati i fundit: 11/05/2023

Ftohen gratë dhe personat me aftësi të kufizuar të aplikojnë për trajnime dhe grante në bujqësi

Kjo thirrje bëhet në kuadër të projektit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe bashkë-financuar nga Brot für die Welt. Ai zbatohet nga Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Brot für die Welt.

Syri i Vizionit fton të gjitha gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale të komunës së Pejës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e projektit, i cili ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të tyre në bujqësi dhe zhvillim të biznesit dhe ato shkathtësi t’i vënë në praktikë.

Çfarë do të përfitoni?

Ju do të përfitoni 10 ditë trajnim në temat: zhvillim i planit të biznesit, menaxhim i biznesit dhe fermave, teknikat e prodhimit organik si dhe do ofrohet mentorim individual gjatë hartimit të planit të biznesit. Pas përfundimit të trajnimeve, kёto gra dhe persona me aftësi të kufizuara do të ftohen të aplikojnë në skemën e granteve me idetë për bizneset e tyre. Gjithsej, 25 përfitues do të përkrahen me grante.

Kush mund të aplikojë?

  1. Të gjitha gratë dhe personat me aftësi të kufizuara që janë mbi 18 vjeç dhe vijnë nga komunat Pejë, Istog, Gjakovë dhe Rahovec

Të sipërpërmendurit duhet edhe të:

  1. Kenë gatishmëri për të qenë pjesë e trajnimeve/punëtorive
  2. Janë duke u marrë vet apo familja e tyre me biznes apo aktivitet bujqësorë
  3. Janë të interesuar për të aplikuar në skemën e granteve për bujqësi
  4. Të janë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar.

Mënyra dhe afati i aplikimit

Të gjithë ju që jeni të interesuar mund të aplikoni online duke plotësuar formularin këtu https://forms.gle/wmfUaz8fH46AssTL7 apo mund të vini në zyre tek ne për ta plotësuar në formë fizike. Zyrat tona ndodhen në rrugën Isa Demaj 14, 30000 në Pejë.

Afati i fundit për aplikim është deri më 08 Maj 2023 (e hënë), ora 17:00.Për ndihmë dhe informata shtesë ju lutem na kontaktoni çdo ditë punë (e hënë – e premte) nga ora 08:30 deri në 17:30, me anë të telefonit +383 39 423240 apo në e-mail adresën office@syriivizionit.org

NGJARJET
<
Tetor, 2023
>
DI MA ENJ PR SH
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI