MBPZhR hap periudhën e aplikimit për Programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla

Afati i fundit: 18/10/2019

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, hap periudhën për aplikim në “Programin për Integrimin Social – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”.  Përmes këtij programi MBPZhR-ja synon përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të fermerëve në zonat rurale, krijimin e vendeve të punës, si dhe rritjen e të ardhurave duke integruar fermerët e vegjël në sektorin bujqësor.

Investimet e ministrisë përmes Programit arrijnë vlerën prej 3 milionë euro dhe përmes këtij fondi do të mbështeten sektori i përpunimit të frutave, sektori i mishit, vezëve, qumështit, prodhimi i mjaltit, prodhimi, përpunimi dhe grumbullimi i produkteve pyjore, si dhe përpunimi i produkteve bujqësore në shtëpi.

 

https://www.mbpzhr-ks.net/sq/lajmet/mbpzhr-hap-periudhen-e-aplikimit-per-programin-per-integrimin-socio-ekonomik-te-fermave-te-vogla
NGJARJET
<
Tetor, 2019
>
DI MA ENJ PR SH
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
REZULTATI I ANKETAVE

A jetoni pranë tokës / fermës juaj (a është ferma familjare)?

MOTI