ISO 22000 paraqet një standard të sistemeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore që aplikohet brenda zinxhirit ushqimor – nga ferma tek tryeza.
Ky standard përshkruan kërkesat dhe proceset nëpër të cilat kalon një organizatë duke demonstruar aftësinë e saj mbi kontrollin e rreziqeve të sigurisë ushqimore. Këtu përfshihen praktikat e mira prodhuese (GMP) dhe HACCP.
Agrobizneset duhet krijuar, dokumentuar, zbatuar, mirëmbajtur, vlerësuar dhe vazhdimisht duhet përmirësuar sistemin e menaxhimit (kontrollimit) për siguri ushqimore.
Përfitimet nga ISO 22000: Standardi ISO 22000 përmirëson marrëdhëniet me klientët. Biznesi përfiton nga këto standarde ndërkombëtare si në vijim:
- Zvogëlon kostot dhe rritë produktivitetin duke përmirësuar proceset;
- Rritë kënaqshmërinë (pritjet) e klientit duke ofruar siguri dhe cilësi të produktit / shërbimit;
- Ngritë aftësinë për të hyrë në tregje të reja, pasi produktet dhe shërbimet mund të jenë në pajtueshmëri me kërkesat e tregut;
- Redukton ndikimin e dëmshëm në mjedis
Për më tepër informata rreth standardit klikoni në vegëz: https://www.22000-tools.com/what-is-iso-22000.html