Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Takimi i përbashkët i organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare, ka mbledhur akterë të institucioneve qeveritare, fermerë dhe shoqata të fermerëve, përfaqësues nga sektori i sigurimeve dhe ai bankar. Në këtë takim, palët kanë paraqitur planet e tyre për veprim me qëllim të përmirësimit dhe krijimit të qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë bashkë me akterët e tjerë, ripërsëritën vendosmërinë e tyre për të punuar në përmirësimin e sistemit të themeluar dhe funksional të sigurimeve. Në anën tjetër, Korporata Nderkombetare Financiare – IFC do të vazhdoj të ofrojë mbështetje, për ta bërë sistemin e sigurimeve bujqësore histori suksesi për Kosovën.
Përfaqësues nga sektori i sigurimeve në Kosovë, kanë theksuar nevojën për të vazhduar dialogun me vendimmarrësit për të shqyrtuar mundësinë e bërjes së sigurimeve bujqësore një instrument të detyrueshëm për ulje të rreziqeve klimatike. Në anën tjetër, fermerët vlerësojnë se sigurimet bujqësore do t’u ofronin atyre stabilitet. Ata kanë konfirmuar se për këtë sezon, fermerët që kanë siguruar produktet e tyre dhe janë prekur nga faktorët klimatikë, kanë marr kompensimin e dëmit.
Banka Qendrore e Kosovës, ka paraqitur gatishmërinë për të mbështetur iniciativën e sistemit të sigurimeve bujqësore, e cila është në linjë me strategjinë e tyre gjithëpërfshirëse. Produktet e sigurimit mund të përdoren si instrument për ulje të rreziqeve dhe rritje të qasjes në financa ka vlerësuar përfaqësuesi i BQK-së.
IFC përgjatë këtyre viteve, ka ndihmuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Kompanitë e Sigurimit në ngritje të kapaciteteve, dizajnim të produkteve të sigurimeve bujqësore për të plotësuar nevojat e fermerëve për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga faktorët klimatik, si dhe ka mbështetur ministrinë në përgatitje të politikave mbështetëse për fermerët përmes programit të subvencionimit të primit të sigurimit. Me ndihmën këshilluese të IFC-së dhe vendosmërinë e Ministrisë së Bujqësisë, për ta bërë sistemin e sigurimeve bujqësore të qëndrueshëm, tani qeveria e Kosovës subvencionon 75% të primit të sigurimit për fermerët, duke u bërë kështu ndër vendet me mbështetjen më të lartë në Evropë të skemës së sigurimeve bujqësore.
Gjatë takimit të akterëve të sistemit të sigurimeve bujqësore, AgroDev ka ofruar kontributin e saj, posaçërisht në komponentën e informimit dhe ngritjes së vetëdijesimit. Takimi është ndarë në dy seksione, ku në pjesën e parë janë paraqitur qëndrimet e palëve, ndërsa në pjesën e dytë janë mbajtur punë grupore, ku janë prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit për përmirësim të sistemit të sigurimeve bujqësore. Një raport i përgatitur nga IFC do t’u ndahet palëve të interesit, ku adresohet pikat që duhet adresuar për ta bërë këtë sistem efikas.
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?