Ujitja është një proces shumë i rëndësishëm për fasulen. Si rrjedhim, edhe në fazën e lulezimit është shumë e rëndësishme që të bëhet ujitja, por duhet të kemi parasysh që të rrisim dozën e ujitjes gjatë kësaj faze. Mënyrat e ujitjes për fasulen janë:
- Ujitja përmes sistemit pikë-pikë,
- Ujitja ne formë të shiut dhe
- Ujitja në brazda etj.
Por, varësisht nga mënyra e kultivimit, kultivari dhe lokacioni, duhet të zgjidhet edhe mënyra e ujitjes. Nevojat e fasules për ujë janë rreth 3500 litra për 1 kg.