Për mbjelljen e hudhrës në siperfaqe prej 10 ari apo 0.1ha nevojiten 70-100 kg thelbinjë të hudhrës. Gjatë kultivimit të hudhrës duhet të merren parasysh edhe këto çështje:
- Mbjellja e thelbinjëve duhet të bëhet në thellësi rreth 3-4 cm.
- Distancat e mbjelljes janë të ndryshme dhe ato sillen rreth 25–30 cm ndërmjet rendeve dhe 8–10 cm ndërmjet bimëve në rend.
- Tek mbjelljet pranverore afati i mbjelljes: mesi i marsit deri në fund te marsit, ndërkaq, tek mbjellja vjeshtore afati optimal i mbjelljes është nga mesi i tetorit.