Përgjigje:
Fillimisht, për mbjelljen e 1 ha qepë nevojiten 500-700 kg/ ha varësisht nga varieteti dhe madhësia e qepujkave.
Gjatë kultivimit t qepëve duhet të keni parasysh:
Përgatitja e tokës: Bëhet në vjeshtë me punimin bazë të tokës. Në pranverë sa më herët që të jetë e mundur të fillohet me përgatitjen e tokës për mbjellje. Përgatitja adekuate dhe lloji i tokës që shfrytëzohet për mbjellje luan rol në cilësinë dhe rendimentin e produktit final. Plehërimi duhet të bëhet varësisht nga tipi i tokës dhe cilët elemente ushqyese janë prezente.
Mbjellja: Mbjellja bëhet kryesisht në pranverë (mars-prill). Është e rekomanduar që madhësia e qepujkave për mbjellje të jetë 1- 1.5 cm. Distancat e mbjelljes 20-30 cm ndërmjet rreshtave dhe 8-10 cm ndërmjet bimëve.
Ujitja: Për arritjen e rendimenteve maksimale, është i nevojshme instalimi i sistemit te ujitjes pikë-pikë.
Menaxhimi i dëmtuesve: Të gjitha aktivitetet përgjatë mbjelljes dhe rritjes së kulturës në fushë të hapur luajnë rol në parandalimin e paraqitjes së dëmtuesve të ndryshëm. Gjithashtu, menaxhimi i barojave te padëshirueshme, është ndër sfidat kryesore në implementimin e praktikave të mira bujqësore, gjë që parandalon konkurrencën që barërat e padëshiruara i bëjnë kulturës së qepës, i cili redukton paraqitjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve. Në qoftë se përgjatë rritjes së qepëve vërehen simptoma të sëmundjes apo dëmtuesve tjerë, duhet të konsultoheni me agronomin e zonës ose me barnatoren bujqësore përkatëse për të i’u ofruar ndihmë në zgjidhjen adekuate.
Ju urojmë suksese dhe një vit të begatshëm!
Nëse keni çështje tjera, mos hezitoni t’i adresoheni përsëri tek platforma “Pyesni Ekspertin”