Për mbjelljen e sipërfaqes prej 5.0ha (hektar) me fasule, përdoren 350 deri në 500 kg farë, varësisht nga varieteti, kushtet klimatike dhe teknologjitë e kultivimit. Distancat e mbjelljes janë 50 cm ndërmjet rreshtave, ndërsa ndërmjet bimëve mund të jenë 10-12 cm.
Afati optimal i mbjelljes së fasules në kushte agro-klimatike të Kosovës është 20 Prilli- 20 Maji.
Tabela 1. Kultivarët e fasules dhe origjina e tyre:
Nr. | Kultivari/populacioni | Origjina |
1. | D1-Dvadestica | KA. Vojvodina |
2. | V2-Vittoria | Italia |
3. | M3-Maksa | KA. Vojvodina |
4. | S4-Sremac | KA. Vojvodina |
5. | B5-Belko | KA. Vojvodina |
6. | P6-Populacioni i Ferizajt | Kosovë |
7. | H7-Harvester | Italia |
8. | R8- Roma | Italia |
9. | S9-Starazagorska | Bulgaria |