Pershendetje, desha te dij 1/ha sa kg qepe mund ti bej (nese kushtet atmosferike jane te mira). Falemnderit paraprakisht

Rendimenti optimal për 1 ha me qepë, është rreth 20-25 tonë për ha me qepujka, gjithnjë nën hipotezën se janë ndërmarrë të gjitha masat agroteknike duke përfshirë: përgatitjen në mënyrë adekuate e tokës për mbjellje, mbjellja në kohën e duhur, plehërimi i balancuar, menaxhimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe ujitja e duhur.

Varietetet kryesore që mbillen në Kosovë janë:

  • Stuttgarter dhe
  • Red Baron
Scroll to Top