Pershendetje; specat pasi t’i sperkasim a duhet me i ujitë?

Përgjigje:

Gjatë përdorimit të pesticideve (produkteve për mbrojtjen e bimëve – PMB), është e preferueshme që aplikimi të bëhet pas ujitjes dhe kur nuk ka lagështi të dukshme në bimë, për shkak se nëse e bëjmë aplikimin dhe e ujisim menjëherë pas ose nëse ka reshje, produkti mund të shpërlahet dhe të humbasë efektivitetin e synuar. Spërkatja preferohet të bëhet dhe të qëndrojë pa ujitje për 4 orë deri në 1 ditë, në mënyrë që rezultati i spërkatjes të jetë maksimal.

Scroll to Top