Pershednetje te nderuar. I posedoj 30 ari toke. Ajo toke para 35 viteve ka qene vreshte. Tani per tani eshte e shkaterruar dhe e mbushur me bagrem. Me intereson te informohem se sa eshte kosto fillestare per te rikthyer perseri ne vresht (te mbjellur me rrush) ate hapesire.

Fillimisht duhet ta pastroni terrenin, pra t’i largoni të gjithë masën e rritur aty, duke përfshirë edhe bagremin.

Kostoja për mbjelljen e sipërfaqes prej 30 ari ose 0.3ha, është rreth 7,000.00€ duke përfshirë: përgatitjen e tokës, plehërimin bazë, mbjelljen, fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, mbjelljen e barit të fisnikëruar në mes rreshtave dhe fuqia punëtore.

Scroll to Top