Per nje siperfaqe prej 1.5 ha sa fidane te dredhzave duhet mbjellur, sa duhet me qene distanca mes tyre, ne cilen kohe duhet te mbjellen dredhezat, cilat jane shpenzimet qe behen per dredhezat dhe sa fitim mund te kem prej 1.5 ha

Në një sipërfaqe prej 1.5 ha me dredhëz, nevojiten 70.000 – 75.000 fidane. Distancat e mbjelljes janë 30 x 40 cm. Dredhëza mbillet në tri stinë: pranverë, verë dhe vjeshtë.

Koha më e përshtatshme për ta mbjellur dredhëzën, është nga 20 korrik – 20 gusht. Shpenzimet për mbjelljen e 1.5 ha me dredhëz, janë rreth 25.000 €.

Fitimi varet shumë faktorë si: rendimenti, sezonaliteti, tregu i freskët apo për përpunim? çmimi mesatar për treg të freskët sillet prej 1.5-3€/kg, ndërsa për përpunim prej 0.9-1.2€/kg.

Scroll to Top