Kam te mbjellja 49 ari qep ,eshte hera pare qe mbjelli kane filluar fletet te zbardhen dhe te rrudhet si lloj ndryshku

Bazuar në fotografitë që kemi pranuar në Agro Portal (Facebook), lidhur me gjendjen në fushë të parcelës me qepë, del se bimët janë të prekura nga Tripsi (Thrips tabaci) – insekt dëmtues i qepës, që po shkakton probleme në zhvillimin e saj dhe që ka rritur prezencën sidomos vitet e fundit.

Menaxhimi me masa kimike mund të përfshijë përdorimin e insekticideve me materie aktive: Cyantraniliprole (emri komercial: Minecto One), Spirotetramat (emri komercial: Movento SC 100), Spinosad (emri komercial: Entrust dhe Success), dhe vaji neem (emri komercial: Grosafe Bioneem). Ju lutemi, shikoni me kujdes etiketën e insekticideve para përdorimit dhe bashkëpunoni me agronomin e barnatores bujqësore më të afërt të zonës.

Scroll to Top