Pyetja: A duhet të spërkatet molla në këtë kohë dhe me çka?

Përgjigjja:

Pema e mollës, si çdo pemë frutore, në përputhje me rrethanat, është e prirur për sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Rekomandohet trajtimi vjeshtor, që tani më është i parealizueshëm për arsye të kushteve klimatike. Të rekomandojmë që trajtimin ta bëni ne fund të muajit shkurt apo fillim të marsit (varësisht prej kushteve klimatike), me vaj mineral të rafinuar, i cili gjendet me emra tregtar të ndryshëm nëpër barnatore bujqësore në Kosove.

Scroll to Top