Trajtimi Dimëror i Mjedrës

Edhe pse jemi në periudhën e kalimit nga dimri, tani është momenti i duhur për trajtimin dimëror të mjedrës.

Në këtë fazë të zhvillimit, veçanërisht në zonat ku kultivohen varietetet vjeshtore, shumica e prodhuesve tashmë kanë përfunduar krasitjen dhe çelja e llastarëve të rinj ka filluar. Pas kësaj faze, është e rëndësishme të aplikohet trajtimi me preparate kimike për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve (insekteve).

Pas krasitjes, rekomandohet përdorimi i preparateve me bazë bakri, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen dhe parandalimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve. Disa nga materiet aktive të sugjeruara për këtë trajtim janë:

  • Bakri
  • Sulfat bakri
  • Sulfat bakri trebazik
  • Dioksid bakri
  • Oksikloruri i bakrit & Zink

Të nderuar fermerë, këto preparate mund t’i gjeni tek importuesit dhe shitësit e inputeve bujqësore në Kosovë. Për më shumë informata dhe përzgjedhjen e duhur të produktit, ju rekomandojmë të drejtoheni në barnatoren bujqësore më të afërt.

Scroll to Top